VIP Shqiptar

Jennifer Lopez shfaq stilin e saj të “egër” me On the floor

Jennifer Lopez është rikthyer në stilin e saj të vjetër dhe aktualisht po kryeson gjysmën e klasifikimeve botërore.

Me hitin e saj “On the floor” (në video së bashku me Pittbull), faktikisht, këngëtarja është rikthyer në performancat e saj të dikurshme duke tërhequr vëmendjen e mediave në mbarë botën.

Me një “egërsi” dhe ritmikë që e karakterizon atë ajo është rikthyer sërish si mbretëresha e muzikës pop.

Bashkëpunëtor i këtij rikthimi duhet thënë se është dhe roli i saj në jurinë e “American Idol”, ku Jennifer shijoi sërish suksesin.
Në videon single, “On the floor”, të albumit që do të dalë më 3 maj, “Love”, këngëtarja ka shfaqur të gjithë anën e saj seksi ku së bashku me rreperin nga Majami Pitbull, ka kryer një performancë të jashtëzakonshme e cila ka tërhequr të gjitha fansat në mbarë botën.

 

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.