VIP Shqiptar

Jennifer Lopez fejohet përsëri ?

Në një shfaqje të fundit të modës së “Chanel”, të mbajtur në Paris, Jennifer Lopez është fotografuar me një unazë të madhe prej diamanti në dorën e saj të majtë.

Gjëja e parë që medieve ndërkombëtare, natyrisht, u shkoi ndër mend, ishte se i dashuri i saj, i riu Casper më në fund ia ka bërë ‘pyetjen’.

Fotografët e kanë kapur duke dalë nga vetura që ta marrë për dore vajzën e saj, Emma, dhe ata të cilët me kujdes e ndjekin çdo hap të këngëtares së famshme pohojnë se këtë stoli nuk kanë pasur rast që ta shihnin më parë tek ajo, kështu që vetvetiu ka ardhur supozimi që diva latine është fejuar!

Këngëtarja është magjepsur plotësisht me balerinin e saj të dikurshëm, edhe pse qysh në muajin qershor u spekulua se çifti është fejuar, gjithashtu për shkak të diamantit në dorën e saj, ajo ka mohuar me fjalët e hitit të saj, “Mos t’ju mashtrojnë bizhuteritë që unë i bart”. Megjithatë, mediet tani po spekulojnë se i dashuri i saj këtë herë vendosi t’i propozojë në qytetin më romantik në botë, ndërsa ajo deri më tani, asgjë nuk ka mohuar.

Këngëtarja 43-vjeçare, e cila ka binjakët katërvjeçarë me ish-bashkëshortin, Marc Anthony, kohë më parë me kënaqësi ka deklaruar se do të sillte në jetë një fëmijë me të dashurin e saj 18-vjet më të ri, Casper Smart, pasi që gjithmonë ka dashur të ketë një familje të madhe.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.