Edhe tetë vjet pas përfundimit të lidhjes me Ben Affleck, Jennifer Lopez është akoma në kontakt me ish-të fejuarin e saj.

Aktori dhe këngëtarja u ndanë në vitin 2004, në momentet kur gjithkush priste martesën e tyre.

Më pas, Lopez u martua me Marc Anthonyn, me të cilin ka dy fëmijë, por është ndarë; ndërsa Affleck u martua me aktoren Jennifer Garner me të cilën ka tre fëmijë dhe është akoma në lidhje.

Në një intervistë për Hollywood Reporter, Ben Affleck ka thënë se ata akoma i ruajnë raportet dhe shkëmbejnë këshilla për njëri-tjetrin. Po ashtu, ata i dërgojnë komplimente njëri-tjetrit në rast të ndonjë suksesi në karrierë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here