Justin Theroux e bindi aktoren Jennifer Aniston, që ta nënshkruajë një kontratë me anë të së cilës i lejon atij që të ketë qasje në të gjitha llogaritë e saj bankare. Jennifer u pajtua pasi që i beson atij shumë.

Deri te qëllimi i tij Justin Theroux arriti vetëm pas një vit e gjysmë lidhje me Aniston-n, dhe ai nga tani lirisht mund të quhet milioner, pasi që mund kur të dojë të marrë para nga llogaritë e saj të cilat kanë brenda vetes qindra milionë dollarë të deponuara.

Por këto para mund “të shtohen” pasi që ai pritet t’i japë asaj këshilla ku t’i investojë këto para dhe kështu të bëhet edhe më e pasur. Por, shumë njerëz janë skeptikë dhe nuk i besojnë aq shumë atij dhe pohojnë se ai e kishte vetëm një qëllim dhe atë e arriti, pra që të ketë qasje në llogaritë dhe t’i keqpërdorë paratë e saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here