VIP Shqiptar

Jennifer Aniston të dashurit: Ose martohemi, ose lamtumirë

Aktorja kohët e fundit zbuloi për mediat se po kënaqet në dashuri me të dashurin e saj Justin Theraux, dhe që planifikon që deri në fund të këtij viti të dalë me të para altarit. Jennifer në formë shakaje do t’i japë ultimatum të dashurit të saj duke i thënë “ose do të më dërgosh para altarit ose marrëdhënia jonë përfundon.”

“Unë do të jem e martuar deri në fund të vitit”, thotë Jennifer Aniston, e cila nuk ka frikë që të shkëmbejë puthje me të dashurin e saj në publik.

“Me Justin gjithçka është fenomenale. Më bën të lumtur. Nëse deri në fund të vitit nuk ulet në gjunjë para meje, marrëdhënia jonë do të jetë histori”, thotë Jennifer për “Daily Mail”.

Pas shkurorëzimit të Jennifer Anistonit nga Brad Pitt, e cila për muaj të tërë ishte në fokusin e publikut, aktorja ka vendosur të mos e ekspozojë më jetën e saj private. Megjithatë, romancën e saj me Justin Theraux mediat e kanë zbuluar për një kohë të shkurtër, ku më pas çifti vendosi që të mos fshihen më nga sytë e publikut.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.