VIP Shqiptar

Jehona, jashtëzakonisht e lumtur

Jehona Sopi, iu rikthye skenës muzikore me këngën “Do t’i lajë këmishat tua”, një kohë të shkurtër pasi që është bërë nënë.

Para dy muajsh ajo ka sjellë në jetë fëmiun e saj të parë, vajzën që e ka quajtur Arie.“Pauza ime ka qenë shumë produktive sa i përket jetës personale. Jam shumë, shumë e lumtur. Kam lindur foshnjën në një moshë kur e di se çka dua, prandaj i jam falënderuese Zotit për krijesën që më ka falur,’’ ka thënë Jehona në intervistën e dhënë për një nga televizionet kosovare.

Ajo ka treguar se nuk është e gatshme për koncerte dhe aktivitete që janë në vende të largëta, pasi mbetet shumë e dedikuar ndaj vajzës, derisa ajo të shkojë në çerdhe.

Ndërkohë, Jehona është shprehur e kënaqur me këngën e re, të cilën e ka realizuar me bashkëpunëtorët e saj të zakonshëm.
“Nuk kam dëshirë të bëj laramani, pasi kur ndryshon bashkëpunëtorët, mund të ndryshojë edhe stili i muzikës. Ata tashmë e dinë atë që dua unë”, ka rrëfyer Sopi.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.