Prishtina fashion NightKompania “B Models” javën e ardhshme do të organizojë për të dytën herë ngjarjen e modës Prishtina Fashion Night 2013.

Edhe në këtë edicion të ngjarjes pjesëmarrës do të jenë disa prej kratorëve dhe bizneseve më të njohura të modës në Kosovë.

Flutura Dedinja, Dona Matoshi, Amel Basini, Floresha Begisholli, shtëpia e modës Tabja, Exlusive Fashion Designer, OVS , Folkan Shqip, Moda Italia, Krienko Jeans, Lord Elegant Shop, Anea Accessories, No End Shoes, do të jenë vetëm disa nga pjesëmarrësit e kësaj ngjarje.

PFN’13 do të mbahet më datën 19 prill, e premte, në Golden Restorant në Prishtinë.
Spektakli do të transmetohet edhe në KTV, si dhe do të jetë i ndjekur nga portali Telegrafi dhe Revista Kosovarja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here