VFM për vitin 2010 do të mbahet më 31 maj në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Tashmë janë publikuar nominimet nëpër kategoritë përkatëse.

Videoklipi më i dominuari është “Amazing girl” i Dafina Zeqiri, gjithsej në 8 kategori. Ndërkaq, për ccmimin e madh, videospoti me performancën më të mirë, janë nominuar Genta Ismajli me “Si panter i zi”, Adelina Ismaili me “Trialb”, Dafina Zeqiri me “Amazing Girl” dhe Adelina Tahiri me “Manipulator”

Nominimet sipas kategorive:

1. Video Spoti më i mirë

Nora Istrefi – Dy shoke

Kthjellu ft. Flori – S’te fal

Dafina Zeqiri – Amazing Girl

Skillz – VIP

2. Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Meshkujve

Andosi – Vetëm një ënderr

Da Ghost – Majt, Djatht

Alban Skenderaj – This is your day

Korab Shaqiri – Flet ky qytet

3. Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Femrave

Elvana Gjata – Hi tech

Dafina Zeqiri – Amazing Girl

Eliza Hoxha – Dëshpërimi

Nora Istrefi – Dy shokë

4. Video Spoti më i mirë në konkurrencën e Grupeve

Zig Zag Orkestra – Jorgjica

Skillz – VIP

Kthjellu ft. Flori – S’te fal

Da ligs ft. Don Arbas – Qoj nalt

5. Video Spoti më i mirë në konkurrencën Best Neë Artist

GT – Bone si une

Venera Imeri – Akrepat mi ke ndal

Yllka Deliu – Emër e femër

Blertina Shabani – 1000 Pranvera

6. Video Spoti më i mirë i zhanrit i Pop Folk

Adelina Ismaili – Trialb

Korab Jetishi – Zemra mq vdes

Aferdita Dreshaj – Për ty dridhem

Ermal Fejzullahu – Sa net pa gjumë

7. Video Spoti më i mirë i zhanrit POP

Bubulina Krasniqi – Elementi i 5stë

Eliza Hoxha – Dëshpërimi

Miriam Cani – Mos më ndal

Nora Istrefi – Dy shokë

8. Video Spoti më i mirë i zhanrit Rap Hip-Hop

Da Ghost – Majt Djatht

Dj Blunt ft Real 1 – Biznis

Skillz – VIP

Da ligs ft. Don Arbas – Çoj nalt

9. Video Spoti më i mirë i zhanrit Rock

Andos – Vetëm një ëndërr

Kthjellu ft. Flori – S’të fal

Alban Skenderaj – This is your day

Garazhat e bardha ft. Blinera – Vërtet

10. Video Spoti më i mirë në konkurrencën RnB

Tuna ft. Vig Popa – E boj nxet

Elvana Gjata – Hi tech

Dafina Zeqiri – Amazing Girl

Blero ft. MC Kresha & Snoopa – Higher

11. Video Spoti me Regjinë më të mirë

Zig Zag Orkestra – Jorgjica

Dafina Zeqiri – Amazing Girl

Dj Blunt ft. Real 1 & Big D – Biznis

Skillz – VIP

12. Video Spoti me Montazhin më të mirë

Dj Blunt ft. Real 1 & Big D – Biznis

Skillz – VIP

Dafina Zeqiri – Amazing Girl

Zig Zag Orkestra – Jorgjica

13. Video Spoti për Postproduksion dhe efekte speciale

Blero ft. Snoopa & MC Kresha – Higher

Da ligs ft. Don Arbas – Coj nalt

Elvana Gjata – High tech

Nora Istrefi – Dy shokë

Yllka Deliu – Emër e femër

The Dizzies – Për shkak teje

14. Video Spoti më kamerën më të mirë

Kthjellu ft. Flori – S’të fal

Dafina Zeqiri – Amazing Girl

Alban Skenderaj – This is your day

Nora Istrefi – Dy shokë

15. Video Spoti me Styling më të mirë

Dafina Zeqiri – Amazing Girl

Leonora Jakupi – Ky është fundi

Vesa Luma – Edhe një fundvit

Yllka Kuqi – E jotja s’jam

16. Video Spoti me Performancën më të mirë

Genta Ismajli – Si panter i zi

Adelina Ismaili – Trialb

Dafina Zeqiri – Amazing Girl

Adelina Tahiri – Manipulator

Ideja dhe koncepti

Tashmë, që nga viti 2003 mbahet festivali i video – klipeve muzikore Video-Festi Muzikor. Ky festival ka filluar si ide e koautorëve Teuta Krasniqi dhe Erolld Belegu. Qëllimi i Video-Festit Muzikor (VFM) është promovimi dhe stimulimi i krijimtarisë së artistëve dhe produksioneve video muzikore në trojet shqiptare. VFM bën seleksionimin dhe përzgjedhjen e video – klipit më të mirë muzikor në 16 kategori.

Nëpërmjet të jurive profesionale, seleksionuese dhe vlerësuese, VFM përzgjedh video-spotet më të mira muzikore të paraqitura në TV gjatë vitit paraprak. VFM është i karakterit garues, por kandidatët nuk duhet të paraqiten vet për këtë garë. Organizatori ka për detyrë të bëjë përmbledhjen e të gjitha spoteve të publikuara dhe t`ia dorëzojë jurisë seleksionuese për shqyrtim.

Kjo juri pastaj, bënë përzgjedhjen e nga katër spoteve në secilën kategori dhe i`a procedon këtë përzgjedhje jurisë së zgjeruar vlerësuese e cila bënë përzgjedhjen e nga një video-spoti fitues në secilën kategori. Juria e VFM është profesionale dhe në të duhet të ketë regjisor, kameraman, montazhist, muzicient.. Juria ndryshon për çdo edicion me qëllim të transparencës dhe vendimmarrjes sa më korrekte dhe gjithëpërfshirëse.

Në mbrëmje paraqiten fytyra të njohura nga të gjitha sferat e artit, sportit, politika të cilët defilojnë nëpër skenë duke e bërë mbrëmjen edhe më glamuroze. Programi i ceremonialit final është më se artistik dhe i veçantë.

Kjo mbrëmje është e rezervuar për yje, sponsorët e manifestimit sikurse edhe për fytyra eminente nga Kosova dhe mbarë trojet shqiptare.

2 KOMENTET

  1. turp esht qfar vfm ne kemi prit me shum po ja qe kejt ka qen e manipulume nuk ka qen as prezantimi i mir diqka ma mir ka qen herave tjera se tash

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here