Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, ka vendosur të mbyllë brendin e saj të modës.

Kjo ndodh më shumë se një vit pasi ajo është ndarë nga kompania për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë si këshilltare e lartë.

Zonja Trump ka nisur brendin e saj në vitin 2014, por pas zgjedhjes së babait të saj president, thuhet se është përballur me bojkot nga blerësit.

Një zëdhënës i kompanisë tha se vendimi “nuk ka të bëjë fare me performancën e brendit dhe bazohet vetëm në vendimin e Ivankës për të qëndruar në Uashington”.

Pas 17 muajsh në detyrën e saj në Shtëpinë e Bardhë, zonja Trump tha se nuk e di se “kur apo nëse do të kthehet ndonjëherë më në biznes”.

Dy shitës të mëdhenj – Nordstrom dhe Hudson’s Bay – e kanë hequr brendin Ivanka Trump nga qarkullimi, duke përmendur shitjet e dobëta.

Kompania e zonjës Trump është private dhe nuk nxjerr shifra të shitjeve.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here