Korab Shaqiri & Arta ArifiIsh-gruaja e liderit të rap grupit “Etno Engjujt”, Genc Prelvukaj, Arta Arifi, është përfolur nëpër media si e dashura e fundit e solo-këngëtarit, Korab Shaqiri.

Sipas agjencisë së lajmeve të shqiptarëve të Maqedonisë, Ina, shkak i kësaj thashetheme janë disa foto të publikuara në pozicione intime nëpër internet.
Por, kjo agjenci nuk ka publikuar ndonjë foto të çiftit ku pretendohet se ata janë së bashku.

“Shkas i gjithë kësaj përfolje kanë qenë disa foto të publikuara në internet ku të dy janë fotografuar në pozicione intime, gjë që na shtyn të dyshojmë që mes tyre diçka po ndodh, qoftë kjo edhe ndonjë aventurë e shkurtër. Korabi në Kosovë njihet edhe si djali i këngëtarit të muzikës popullore Ilir Shaqirit”, shkruan kjo agjenci.

Express Online është përpjekur për të kontaktuar me Korabin në telefon, por këngëtari nuk është përgjigjur.
Ndryshe, Arta Arifi ka një djalë me Genc Prelvukaj të cilin e ka quajtur Gjini, por vetëm pas dy viteve ata ishin ndarë, për shkaqe që ende nuk janë shpjeguar për media. Ajo njihet edhe si modele dhe ka qenë fituese e kurorës, Miss Gjilani.

Ndërkaq, Korabi muaj më parë ka hedhur në treg albumin e parë të quajtur “Të kam gjetur” dhe ka publikuar videoklipin e tij të tretë me të njëjtin titull. /Gazeta Express/

2 KOMENTET

  1. o korab je ma i miri prej krejtve veq vazhdo se do te behesh nje yll i vertet .Kjo Arta valla shum e keqe te koka veq ishalla nuk gabon me shku ti me to se ti e meriton njo shum shum shum ma te mir se kjo .tung nga liridona nga prishrina .ups harrova me ti than ca fjal per ket kangen e fundi shum e mir besom se ma shum se 100 her e ndegjoj ne dit edhe spoti shum i mir per mu kjo asht kanga qe me ka pelqyer me se shumti ne ket vit urime edhe suksese te metutjeshme edhe mos thuj mo se jom 100%free tung korab nga liridona

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here