Irma Libohova: Merrja nga shoqet rrobat për festivalIrma Libohova, këngëtarja aq e dashur për publikun shqiptar ka rrëfyer një sekret të sajin përsa i përket veshjeve në Festivalet e RTSh-së dikur.Ajo tregon se rrobat që vishte në daljet e saj në publik i merrte nga gratë e lagjes.

Irma më pas mes të qeshurash tregon se nëse rrobat kishin një pamje më moderne nga se ishin mësuar të shikonin rëndom, atëherë ajo as nuk i kthente më mbrapsht ato veshje.

Këngëtarja ka rrëfyer më pas edhe lidhjen e tejet miqësore që kanë patur me këngëtarët kosovarë të cilët kanë ardhur në një nga Festivalet e RTSH-së dhe Irma tregon se më shumë përshtypje i ka bërë Mihrije Braha, e cila jo vetëm ishte shumë e bukur por edhe veshjet e saj ishin tepër moderne për kohën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here