VIP Shqiptar

Samanta Karavella: Njerëzit e thjeshtë ma fitojnë zemrën

Dikur të gjithë e njihnin si vajza e vogël që dëshironte të bëhej këngëtare. Ajo e realizoi këtë dëshirë dhe tani njihet si një këngëtare e suksesshme, femër e bukur dhe sexy.

Së fundmi emri i saj është përmendur shpesh në shtypin rozë për shkak të përfundimit të historisë së dashurisë, të cilën Samanta e ka jetuar duke u përpjekur ta mbajë për vete. Të njëjtën gjë ajo po bën edhe tani… Nuk preferon të flasë por njëkohësisht nuk e mohon ndarjen. Kjo është e vetmja pjesë për të cilën Samanta tregohet e rezervuar. Ajo në këtë intervistë na tregon për veten, punën, shkollën, jetën dhe të ardhmen… (more…)

Greta Koçi: Kam “braktisur” koncertet për projektin në PD

Greta Koçi, këngëtarja e suksesshme e skenave tona sapo ka lançuar këngën e saj më të re “Çdo hap është peng”, një këngë që është pritur mjaft mirë qysh në versionin e saj audio, pa klip.

Këtë vit ky është klipi i parë që Greta lançon dhe sigurisht që edhe vëmendja e fansave ka qenë maksimale. (more…)

Anita Take: Pengu, s’kam materiale të regjistruara nga jeta ime

Anita Take, kengetarja e vleresuar me titullin “Naim Frasheri i Arte” per vlerat dhe karrieren e saj ne gati pese dekada ne muzike, ne nje interviste per “Koha Jone” rrefen jeten e saj ne Estraden e Tiranes, emocionet dhe mbresat qe i ka falur skena, por pa harruar pas dhe pengjet e jetes se saj.

“Pengun, e kam shume te madh. Jam fajtore pa faj, nuk kam materiale te jetes sime te regjistruar, pasi s’ka pasur televizor”, – pohon zeri brilant i skenes shqiptare. Ajo ka mbi 50 vjet qe ka kenduar dhe vazhdon te kendoje edhe sot, sa here qe e therrasin. (more…)

Adelina Tahiri: U kapa për flokësh me një shoqe, më shau Shqipërinë

Ka vetëm pak vite që ka përfunduar gjimnazin, por pavarësisht kësaj ndjen shumë nostalgji për atë kohë. Adelina Tahiri, çapkënia e skenës shqiptare, që me shikimin e kristaltë dhe të qeshurën tipike ia del të të bëjë menjëherë për vete, do të vijë sot në një rrëfim të sinqertë për faqet e “Gjimnazistëve”.

E ka prekur suksesin në moshë të re, por ky fakt nuk e ka bërë të ndihet superiore në mesin e shoqeve. Përkundrazi, ato i ka pasur mbështetëse të flakta gjatë rrugëtimit në muzikë. Ama ky reagim nuk ka vlejtur për femrat xheloze. (more…)

Ledina Çelo: “Ju prezantoj familjen time”

Këngëtarja sharmante e cila prej disa kohësh është shkëputur nga Shqipëria vjen në këtë intervistë për të na folur për veten e saj.

Një jetë e re në Gjermani, aty ku ajo ka gjetur lumturinë pranë bashkëshortit të saj Naimit, e sidomos djalit të vogël Erlisit. Ditë të bukura, energji pozitive; jeta e një këngëtareje që kërkon të prekë tregjet botërore, por dhe përditshmëria e një jete të zakonshme. (more…)

“Sofia” e “Zone e lire”: Nuk do ta tradhtoja kurre Arianin, me nje moderator tjeter

Ajo eshte vajza qe shfaqet cdo te premte ne ekranin e “TV Klan” ne emisionin aq te ndjekur nga te gjithe “Zone e lire”. Te gjithe e njohin me emrin qe Arian Cani e therret gjate emisionit Sofi, por ne te vertete emri i saj eshte Romina Alku.

Ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, Romina flet per prapaskenat e emisionit, jeten e saj, domethenien e nicknamit etj. (more…)

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.