Thashetheme » Intervista

Linda Halimi: Lidhja ime me Big D…
Sërish shfaqeni në  klip me menaxherin tuaj. Duket sikur e bëni enkas dhe luani me median duke e përfshirë në një histori të mundshme dashurie.

Kemi qenë temë e vitit nëse mund të them dhe pavarësisht se shpesh më kanë prekur shpifjet që janë bërë mbi emrin tim, në fund thashë t’ju jap pak material dhe të kenë për çfarë të flasin ( qesh). Sepse tashmë kam marrë imunitet ndaj thashethemeve dhe përkundrazi i falenderoj për promovimin.

Me qëllim, e kam ftuar Big D të jetë pjesë e klipit dhe e falenderoj shume për durimin që ka patur e që ka qëndruar i pamposhtur gjatë xhirimeve në orën dy të natës në temperaturën 2 gradë nën zero. E falenderoj që më ka nderuar.

Në fakt sipas një burimi të sigurt thuhet se ju jeni bashkë e madje që nuk ndaheni për asnjë çast, është e vërtetë?

Ashtu? ( qesh), e kush qenka burimi sepse dua ta di…

Është e rëndësishme vëmendja mediatike për një këngëtare aq sa të trillojë histori rreth jetës private?

Kurrë nuk jam munduar të bëj famë përmes jetës sime private dhe gjithmonë e kam përformancat Live). Përndryshe, flasin apo s’flasin për mua, unë do vazhdoj të bëj qejfin tim sepse nuk merakosem shumë.

Cili është kompromisi më i madh që keni bërë për hir të muzikës?

Shpesh kam lënë pas shumë kënaqësi që një vajzë e moshës time do të bënte. Gjithmonë jam menduar mirë para se të bëj ndonjë gjë meqë duhet të ruaj imazhin. Por kurrë nuk merakosem se çfarë do të mendonin të tjeret sa i përket jetës përsonale, kurse në muzikë jam munduar të jem më konservative dhe jo të jem një simbol pornografik. Njerëzit me kanë pranuar siç jam dhe kur kam patur 20 kg më shumë dhe mendoj se ata njerëz do më duan sido që të ndryshoj meqë ata më kanë vlerësuar vokalin. E nëse vijnë të më ndjekin nëpër koncerte e bëjnë sepse duan të më dëgjojnë e jo të më shohin të veshur me mbathje.

Cila është sakrifica më e madhe që do të bëje në emër të muzikës?

Do të bëja 5 vite pauzë, që kur të kthehesha të vija me një kryevepër. Kjo do të ishte sakrificë, por nga ato të mirat ndaj do t’ia vlente.

Klaudia balerina e pare e TV Klan
Është e shpejtë, energjike, kamera duhet të jetë në lartësinë e zhdërvjelltësisë së saj që ta kapë. Klaudia Pepa është prima balerinë në televizionin Klan. Ka rënë në sy për një personalitet të spikatur në kërcim që bën të ngulësh shikimin në ekranin e televizorit.

Ndoshta këtë ndjesi ka pasur edhe koreografi Albi Nako kur e ka parë për herë të parë duke kërcyer.

Aq sa ka vendosur që jo vetëm ta ketë balerinë në skuadrën e tij të kërcimit, por edhe të dashur në jetë. Në këtë bisedë me Pepën, mësojmë shumë për të, dashurinë për Albin, baletin dhe muzikën…

Klaudia, ku e gjen energjinë një balerinë?

Unë besoj tek energjia e cila më ushqen mendjen, trupin dhe më vë në lëvizje. Nëse mund të shprehesha në gjuhë metaforike, jam thjesht një bateri së cilës i mbaron karikimi në fund të udhës së jetës. Me sa duket, jam një bateri e karikuar mirë që rrezatoj energji e cila më gjeneron një energji të vrullshme dhe më rrëmben me forcën e saj.

Baleti iu ka shoqëruar që nga fëmijëria…

Në moshën 5-vjeçare prindërit më çonin shpesh të shikoja shfaqjet në cirkun e Tiranës ku kishte variete të ndryshme, e në mes tyre debutonte grupi i fëmijëve “Spekter” drejtuar nga prof. Llaqi Nako. E admiroja grupin e tij, dhe si fëmijë ëndërroja të isha aty e kërceja në skenë, pa ditur se çfarë ishte baleti, por thjesht kënaqësia që të isha pjesë e tyre. Kështu nisa të jem pjesëtare e grupit “Spekter” prej 6 vitesh. Më pas konkursi i talenteve të vegjël “Gjeniu i vogël 1” më shpalli fituese e çmimit të parë të baletit. Në moshën 15-vjeçare u bëra pjesë e trupës “Albi Nako Dance”, ku shumë shpejt Albi më spikati për të qenë partnerja e tij, dhe si nismë ishte klipi “Dashurisë”. Ndërsa sot jam jo vetëm partnerja e Albit, jo vetëm pjesëtare e trupës, por dhe soliste prej 3 vitesh e “Albi Nako Dance”.

Thonë  që  kur je  fëmijë  e merresh me balet, privohesh nga shumë lojëra që bashkëmoshataret e tua bëjnë…?

Në njëfarë mënyre bëra pakt me fëmijërinë time, duke u marrë me balet e duke lënë lojërat apo kënaqësitë që mund të ketë një fëmijë. Në art nuk mund të ketë palë. Arti dhe artisti që e zhvillon atë, shkrihen e bëhen një, janë ndjenjat ato që artisti i përçon nëpërmjet artit. Por a mund të bëhet kompromis me ndjenjat me shpirtin? Kurrë jo. Në shumë fusha të jetës kompromisi është i pranueshëm, ndërsa në art kompromisi dhe suksesi janë dy të kundërta që përjetësisht përjashtojnë njëra-tjetrën. E nisa 5 vjeç dhe deri tani jam në një drejtim rruge, dhe nuk jam aspak e penduar apo të më ketë ngelur peng ndonjë gjë që nuk e kam bërë si bashkëmoshatarët e mi, sepse zgjodha një rrugë arti, të bukur, të vështirë dhe që i kam kushtuar jetën….

Çfarë ju bën ta doni kaq shumë kërcimin?

Në radhë të parë muzika më rreh nga zemra dhe përhumbem në tingujt e saj. Nëpërmjet lëvizjeve mund të shpreh ndjenjat e mia, mendimet e mia, pra, trupi është gjuha ime e të folurit. Kur lëvizjet përputhen me tingujt dhe notat e muzikës, me mendjen dhe psikologjinë e vet personit, atëherë arrihet ‘fluturimi”’ ose ‘dehja’, gjë që e ndjej vazhdimisht kur interpretoj jo vetëm në skenë, por edhe gjatë provave, edhe në shtëpi apo kudo ndodhem. Kërcimi jeton me mua dhe është lëkura që kam mbi trupin tim. Ç’është e vërteta, ky profesion për mua përbën të vetmen dashuri të patjetërsueshme. Që këtu kuptohet çfarë kënaqësish shpirtërore e morale më shkakton.

Komplimenti më i bukur që ju kanë bërë, cili është?

Më shumë më pëlqejnë kritikat, sepse më ndihmojnë për të qenë më e realizuar. Ndërsa për sa i përket përkufizimit tim, më thonë se kërcej si një gazele, spërdridhem si një lule kacavjerrëse, duke u harmonizuar në sytë e njerëzve si vetë natyra që mbart të gjitha gjallesat brenda saj.

Ç’ndjesi të jep të qenët në qendër të vëmendjes?

Njerëzit e artit në njëfarë mënyre janë si vajzat adoleshente, e kanë qejf vlerësimin dhe komplimentin, kështu ndodh edhe në rastin konkret, ndihem mirë.

Jeni më shumë për baletin klasik apo atë modern dhe pse?

Siç e thashë edhe më lart, e kam nisur në një grup fëmijësh ku ushtroja kërcimin klasik dhe modern, më pas bëra shkollën e baletit, e cila është e përqendruar kryesisht te baleti klasik, më vonë u futa në grupin e Albit ku ushtrova baletin modern, bashkëkohor dhe kërcime të karaktereve të ndryshme, për të mos thënë të gjitha gjinitë e baletit. Gjatë këtyre viteve, prirjet e mia, të dhënat e mia fizike, muskulatura dhe plastika përcaktuan gjininë e baletit bashkëkohor, m’u ndodh pranë njeriu i duhur, i cili punoi mbi mua ashtu siç duhej, dhe me vizionin e tij duke më parë si talent, ai po më formon si figurë, dhe po investon mbi mua ashtu siç duhet të jetë një artiste me plot kuptimin e fjalës. Unë kam bërë një shkollë të mirëfilltë baleti, por shkollën më të mirë që kam bërë dhe po bëj është shkolla e Albi Nakos.

Tani jo vetëm kërceni, por edhe prezantoni. Ju pëlqen kjo gjë?

Në fakt kam prezantuar në verë, një përvojë e shkurtër në muajin gusht, në lojën Telebingo shqiptare, ndërsa tani jam vetvetja. Jam balerine. Jam ajo çka di të bëj më mirë. Më pëlqen prezantimi, por e shoh si një perspektivë pak më të largët, megjithatë nuk i dihet (qesh).

E keni menduar të bëni një prezantim të mirëfilltë me një program tuajin?

E kam menduar, por them që do t’i vijë koha edhe prezantimit. Kur isha e vogël ëndërroja të bëhesha balerinë, kurse sot që u rrita, përveç baletit kam dëshirë të realizoj shumë gjëra të tjera, të cilat si përkufizim do të kishin fjalën Shou-girl.

Si lindi dashuria me Albin?

Në fillim e dashuruam njëri-tjetrin si artistë. Dashuria shpirtërore lindi natyrshëm.

Si është kur bashkohet kërcimi dhe Albi?

Realisht profesioni ndikon ndjeshëm në këtë pikë, sidomos kur Albi është në pozita drejtuese, në planin profesional marrëdhënia është e magjishme dhe si çdo magji ke dëshirë të mos e prishësh, por dhe kur punon me të, duhet të bësh kujdes që ta lësh brenda magjisë së saj. Nga ana tjetër, profesioni ndikon ndjeshëm në njohjen e vetive shpirtërore. Pa dashur të filozofoj, dua të them se plastika koreografike është shprehje, është fjalë pa tingull, duke gëzuar këtë veçori unike ajo përcjell mesazhe dhe emocione të brendshme.

Si është marrëdhënia e punës, grindeni shpesh?

Kur thua marrëdhënie pune, është marrëdhënie pune. Albi është drejtuesi im dhe i grupit dhe duke u nisur nga ky fakt dhe nga fakti që e njoh mirë atë, fjala e tij përmban mençuri, dituri, pra ka peshën që duhet të ketë një mashkull, një partner, një drejtues dhe një udhëheqës që mbi të gjitha garanton suksesin. Me këtë dua të them që në moshën dhe pozicionin që unë kam, më takon me plot kuptimin e fjalës të jem e dëgjuar dhe e bindur për atë çfarë ai kërkon dhe beson.

Si është dita juaj?

Një ditë e mbushur plot dinamik. Duke nisur nga mëngjesi, nuk mund të dal nga shtëpia pa një vakt të plot sepse duhet të ushqehem mirë për të pasur energji gjatë ditës. Vajtja në shkollë më merr energjitë e para duke qenë se bëj gati 10 orë në ditë bashkë me orët artistike. Pas orarit të drekës, pra një vakti tjetër të shëndetshëm, më duhet të nis punën në TV Klan. Atje stërvitem me orë të tëra, jo vetëm për spektaklet ku punoj për momentin. Dita ikën aq shpejt sa vjen darka, ku kthehem në shtëpi tepër e lodhur nga ngarkesa e ditës. Orari i gjumit duhet të përmbushë 7-8 orë, sepse trupi do regjimin e tij të caktuar.

E ndjeni xhelozinë e kolegeve? Si e shmangni?

E ndjej shpesh herë!. Shmangja e xhelozisë? “Nuk kam rivale dhe nuk më shqetëson suksesi i asnjërit. Bota është e madhe, dhe ka vend për të gjithë”

Si ushqehet Klaudia balerinë?

Ushqehem normalisht pa dieta… {or shpesh dëgjojmë se balerinat mbajnë dieta për të pasur një trup në formë. Por kjo nuk është zgjidhja e duhur… Profesioni ynë harxhon shumë energji, kështu ajo çfarë t’i ha nuk kthehet në shëndoshje. Pra, ky term i dietave shërben për dembelet që nuk lëvizin e nuk punojnë. Sot çdo femër por dhe meshkujt kanë filluar të mbajnë trupin në formë, me stërvitje, me kurse të ndryshme baleti e me palestër. Madje, realisht po të shohësh, trup më të bukur kanë njerëz të thjeshtë që dinë dhe duan ta mbajnë trupin e tyre, sesa një balerin ose balerinë e ditëve të sotme. Ky është thjesht një respekt që çdokush duhet ta ketë për veten dhe trupin e tij.

Jeni e kënaqur me çka keni arritur deri më tani?

Njeriu, ose me saktë, artisti nuk mund të ndihet asnjëherë i realizuar ku në unin e tij qëndron ambicia për të ecur përpara dhe për të eksploruar gjëra të reja tek vetvetja…

Cilat janë ambiciet e tua?

Në moshën që jam unë, një balerin ose balerinë është në kulmin e tij deri në moshën 23-24, në bazë të muskulaturës dhe trupit. Unë e nisa rrugën në vendit tim dhe me njeriun e duhur të cilin sot e kam edhe shok jete, punoj në një televizion ku më plotësohen nevojat e momentit, dhe më është dhënë mundësia e kohës televizive dhe e njohjes sime si individ, gjë që televizionet e tjera nuk e kanë këtë veçori. Nuk mund të them një plan të caktuar, sepse edhe kur e kam bërë një të tillë, jeta më ka sjellë të papritura dhe planet bien poshtë. Sot mund të them që falë Albit, e kam marrë të plotë kënaqësinë dhe emocionin e kësaj pune, kam prekur ëndrrën time. Të futesh këmbët në moshën 15-vjeçare në një industri që ka shume të përbashkëta me luftën, me ashpërsinë, me intrigën, sigurisht që të duhet edhe fat për të mos rrezikuar deformimin e personalitetit, që pësojnë shumë emra të rinj që lançohen në botën e spektaklit, e që paplotësuar ciklin e shkëlqimit zhduken nga ekrani pa lënë gjurme.

Majkëll Xheksonin e kërceni shumë bukur?

Muzika e tij frymëzon çdokënd, mendoj unë. Jam munduar të “vjedh” tek ai gjërat më të rëndësishme në jetën e tij artistike. Më frymëzon muzika e tij, melodia, teksti i fjalëve dhe mesazhi që përcjellin, interpretimi i tij, kërcyeshmëria, energjia e tij, dashuria për jetën, për fëmijët, dhe për natyrën.

Po plane për martesë …?

Duke marrë parasysh që martesa është një kurorëzim i shenjtë që si derivat ka edhe krijimin e familjes, kjo gjë nuk më shmang as mua. Për sa i përket rastit tim, mendoj se është pak herët të shprehem…./shekulli/

Xhemi Shehu: Mrekullitë ndodhin vërtetë!
Prezantues që ikin, prezantues që vijnë, ndërkohë që figura jote është e vetmja që vazhdon të jetë pjesë e pandryshuar e “E diell”. Ç’të mban kaq fort të lidhur pas këtij spektakli?

-Pse, kaq shumë paska rënë në sy që ikin e vijnë?! Nisur nga këndvështrimi im në fakt, nuk e kam parë  fort të arsyeshme apo të nevojshme lëvizjen time nga “E diell”, duke qenë se formati i tij ndryshon shpesh, duke më dhënë mundësinë që ta provoj veten në rubrika të ndryshme. Rrjedhimisht kjo e bën punën më interesante, të mban gjallë e s’të lë të biesh në monotoni. Ja pse e dua “E diell”!

Thuajse çdo sezon ndryshojnë partnerët/et që ke në krah. Këtë herë do të jesh së bashku me Alban Dudushin. Është hera e parë që bashkëpunon me të. Deri tani, gjatë provave, si kanë shkuar gjërat? Ndihesh komode?

-Nuk do të thosha çdo sezon, pasi për 3 vite rresht shtylla e programit ka qenë një dhe vetme. E me këtë nënkuptoj që kam pasur vetëm një partner të vërtetë në këtë program. Për sa i përket Albanit, do doja të shprehja kënaqësinë time për faktin që do jem krah një prezantuesi shumë të suksesshëm, simpatik e mjaft të përgatitur siç është ai!

Nëse më lejohet të jap mendimin tim, edhe pse nuk ju kam parë ende bashkë them se shkoni si çift skenik. Keni të dy një pikë të fortë, që është humori dhe batutat. Çfarë tjetër mendoni se do t’i përcjellë kjo dyshe publikut?

-Atëherë më lejo edhe mua të të them që je një gazetare me nuhatje të mprehtë e të pagabueshme. Edhe pse njihem prej vitesh me Albanin, kjo do të jetë hera e parë që do të cekim skenën së bashku. Unë për vete jam shumë optimiste për këtë kombinim e shpresoj që të vijmë sa më mirë e sa më natyrshëm edhe tek publiku që do të na ndjekë nga shtëpia.

Këtë sezon do të jesh sërish ti e vetmja femër e “E diell”. Ta përkëdhel disi sedrën ky fakt?

-E thënë sinqerisht dhe shumë pastër, unë jam njëlloj e lumtur edhe kur jam e vetmja femër në një program dhe kur ndodh e kundërta. Nuk më ka shqetësuar asnjëherë ky fakt, përkundrazi ma ka bërë punën më të bukur si edhe përgjegjësinë më të vogël!

Të kam dëgjuar të përmendësh shpesh Adi Krastën, si një person që e vlerëson shumë. E ruan miqësinë me të?

-Adi do mbetet gjithmonë një njeri special për mua. Në 3 vite punë së bashku më ka dhuruar emocione të panumërta, lot gëzimi, të qeshura dhe një eksperience që do më vlejë gjatë në jetë.

Kam lexuar një intervistë tënden dhënë vetëm pak kohë më parë dhe ndër të tjera, teksa flisje për eksperiencën në Top Channel, shpreheshe se ke pranuar me shumë kënaqësi të gjitha formatet që të janë propozuar. Nëse ti vetë do të propozoje për të prezantuar një format ashtu siç do ta dëshiroje ti, cili do të ishte ai?

-Më pëlqejnë shumë formatet me përmbajtje humori e një i tillë ekziston tashmë prej shumë vitesh në vendin tonë. E kam provuar për një sezon “Portokalli”-në dhe është i vetmi program që do të pranoja me kënaqësi ta prezantoja pas “E diell”.

Të pamë të ftuar në spektaklin “1001 pse”. Si u ndjeve përballë atyre fëmijëve?

-Deri në momentin që i kisha ndjekur nga ekrani kam qenë shumë e qetë dhe mezi prisja madje të isha përballë tyre. Ndërkohë ndodhi krejt e kundërta ditën që do të shkoja në program, pasi as që e kisha imagjinuar se do të  isha aq në ankth në çastin kur më erdhi karrigia për t’u ulur përpara atyre syve kureshtarë. Ama mund të them që jam kënaqur pa fund atë ditë me zgjuarsinë dhe çiltërsinë që i karakterizonte ata fëmijë aq të bukur.

Cila ishte pyetja që të vuri më shumë në siklet?

-U trembesha pyetjeve të sikletshme, por falë Zotit nuk më bënë. U morën më tepër me peshën time dhe marrëdhëniet me vjehrrën (qesh).

Po kur Martini të fillojë të të bëjë pyetje: Mami, si bëhen fëmijët? Mami, çfarë është seksi? Ke filluar të mendosh për përgjigjet që do t’i japësh?

-Në fakt sapo shpreha gëzimin tim që shyqyr i kisha shpëtuar kësaj tipologjie pyetjesh atje në emision, por kush të lë (qesh). Nuk e kam menduar në fakt se si do t’i përgjigjem Martinit dhe e vetmja përgjigje që po më vjen ndërmend tani është që ta përcjell te Visi, që t’i flasë si çuni çunit (qesh).

Si ka qenë deri tani, një fëmijë i mbarë, apo pak grindavec?

-Martini më ka bindur që mrekullitë ndodhin vërtet.

Më thuaj të drejtën, do të të vijë inat nëse thotë më përpara fjalën “babi”?

-Ka filluar ta thotë në mënyrë të pandërgjegjshme rrokjen ba’. Qetësohem vetëm kur e dëgjoj që e thotë pa pushim bababababa, pasi them me vete se nuk e ka me Visin (qesh).

Çfarë ke menduar kur ke parë për herë të parë Visin të mbajë në krahë djalin tuaj?

-Obobo, a po e mban mirë? Ky ishte vetëm mendimi i parë paranojak që kisha për të gjithë ata që e mbanin ditët e para, por nga ana tjetër jam e lumtur që depresioni post partum nuk më mbajti gjatë.

Cilat janë ato gjëra nga të cilat ke hequr dorë pas ardhjes në jetë të Martinit?

-Kuptohet qe rrjedha e ditëve të mia ka ndryshuar rrënjësisht për shkak të angazhimeve dhe shtimit të përgjegjësisë, sado që unë mundohem të mos heq dorë nga rutina e dikurshme.

Shkurt, por sinqerisht

Na trego pak cila është veshja e fundit që ke blerë?

-Një xhaketë të zezë.

Po të hap dollapin tënd çfarë do të gjej me shumicë aty brenda?

-Veshje të zeza.

Po nëse hap frigoriferin?

-Do trembesh nga salsiçet (qesh).

Mban mend cila ka qenë hera e fundit që je bërë tapë?

-Nuk është pyetje që i drejtohet një nëne (qesh).

Po hera e fundit që ke bërë një gafë aq të madhe, saqë të ka ardhur turp për një javë rresht?

-Mbrëmë në darkë isha aq e lodhur sa shtypa pultin e makinës për të hapur derën e shtëpisë. Turp nuk më vjen, ama për të qeshur sa të duash!

Bëhesh  ndonjëherë me nerva?

-Sigurisht, si çdo shqiptar.

Çfarë rrezikon personi që ke pranë në të tilla raste?

-Nëse nuk ma ka fajin, asgjë!

Je përpara zgjedhjes së vështirë për të hedhur nga kati i pestë këto tre personazhe: një gazetar, një politikan, një prezantuese televizive. Kë do zgjidhje?

-Nuk dua të shkoj në ferr për asnjërin prej këtyre (qesh).

Më mirë të të tradhtojë me një femër, apo me një mashkull?

-Shumë më mirë me asnjërin prej tyre!

Çfarë do bësh tani pasi të mbarosh këtë intervistë?

-Do të ftoj për kafe një miken time që së fundmi është bërë edhe komshia ime më e re./Aulona Musta/

Cubi Metka: Pse pranova te behem pjese e “Sketch show”
I duhet të luajë femrën joshëse, partizanen, komunisten apo bashkëshorten e dikujt.

Çfarë ndodh në paskuintat e “Sketch show” në “Vizion Plus”, kësaj here vjen në rrëfimin e aktores Cubi Metka.

Tregon për eksperiencën e saj si protagoniste humori në një format ndryshe, dhe lojën me djemtë e “The SHBLSH”.

Në show-n e “Sketch” në “Vizion Plus” luan vajzën koketë që realizon të gjitha pjesët e humorit, kur përgjithësisht kërkohet femra joshëse. Ishte ky profili i aktores që t’u kërkua, kishe dilema për ta pranuar?

Në fakt nuk luaj vetëm femrën koketë, por edhe partizanen, komunisten etj. Megjithatë, duke qenë se formati kishte vetëm një femër, natyrisht që duhej edhe një femër tjetër. Kisha dilema për ta pranuar për shkak të profilit që është “Sketch show”, pasi nuk kisha marrë pjesë asnjëherë në një program të tillë. E gjithsesi mendoj se ia arrita me sukses, kjo falë ndihmës së kolegëve aty, pasi janë të gjithë profesionistë në fushën e huumorit.

Nga sekuencat e humorit kemi parë që luan dhe pjesë në shtrat, e veshur me të brendshme, apo duke realizuar skena deri diku intime me Julian Dedën, Gentian Zenelajn, Ermal Mamaqin etj. Këto janë skenat që ju marrin më shumë kohë?

E vërteta është që situatat janë shumë më të thjeshta nga ç’mund të duken në ekran. Nuk do i konsideroja skena intime e as të nxehta, pasi mbi të gjitha jemi të veshur me kanotierë, pantallona të shkurtra, apo me robdeshambërrr (siç thotë Juli). Por gjithsesi, në formatet e sketch-eve këto skena nuk marrin nota të theksuara të romantizmit apo të skenave “hot”, pasi vetë programi është komik dhe nuk del në plan të parë sensualiteti, ashtu siç mund të dalë në një film. Në skech i mëshohet humorit apo komicitetit që krijohet, dhe si rezultat vëmendja fokusohet te situata komike.

Është e vështirë të punosh me Julin, Gentin dhe Ermalin. Janë tipa të vështirë apo komodë në paskuinta?

Jo, përkundrazi. Duhet të theksoj që djemtë kanë qenë shumë komodë dhe komunikues gjatë gjithë xhirimeve, ndërsa për sa i përket paskuintës, mund të them që ajo gati-gati është një sketch më vete, sepse aty krijohen mjaft situata komike, pasi djemtë improvizojnë shumë.

I ke njohur më parë aktorët dhe ju ka ndodhur që gjatë provave të arrini dhe në zënka mes jush?

Sigurisht që i njihja aktorët, përveç Ermalit. Megjithatë, diskutime dhe debate krijohen gjithmonë, kur ndërtohet një punë dhe kjo ndihmon në pozitivitet, për rezultat sa më të mirë. Zënka nuk ka pasur asnjëherë, të paktën me mua jo, ndërsa djemtë tashmë e njohin shumë mirë  njeri-tjetrin dhe s’do arrinin kurrë deri aty mendoj… Se në të kundërt, vetëm thika do t’i ndante (shaka).

Cilat janë komentet që ke marrë për rolet e tua në “Sketch show”, si do ta komentoje këtë eksperiencë televizive?

Kanë filluar të më thërrasin “O Goni..”, për shkak të një skechi me Julin, ku unë këndoja me kitarë. Në fakt kam pasur pak frikë si do më prisnin, megjithatë ia kam “hedhur” shumë mirë. Kam pasur komente pozitive dhe dashamirëse si nga njerëz të thjeshtë, ashtu dhe nga kolegët e mi. Por për mua personalisht ka qenë një eksperiencë shumë e mirë pune, nga e cila kam zbuluar gjëra të reja brenda karakterit tim aktoresk.

Të kemi parë si aktore në shfaqje të guximshme dhe që kanë bërë tendencë si “Let’s have sex”, apo “Hiqe ministrin nga priza”. Ti çfarë roli nuk do merrje përsipër?

Një aktor, ashtu si dhe unë, mund ta refuzojë një rol të tillë, kur regjisori nuk ia justifikon apo mund ta ketë qëllim në vetvete për të bërë show. Por kur një situatë është e justifuar, ajo mund të bëhet shumë lehtë, pa pikë kompleksiteti.

Dihet që aktorët kanë mundësi shumë të vogël në Shqipëri për të bërë profesionin e tyre. Ke pasur fat apo ke ditur të ndjekësh hapat e duhur? Bukuria është privilegj në rastin tënd?

Që të startosh, të duhet pak fat, por duhet të jesh i zoti që më tej të ecësh me hapat e duhur dhe me maturi. Megjithatë, unë jam përpjekur të eci mbi dy gjërat kryesore të ketij profesioni: talentin dhe punën. Talentin ma ka dhuruar Zoti dhe unë përpiqem ta kultivoj, ndërsa sa për punën mund të them që jam natyrë e palodhur, energjike dhe dinamike, aq sa ndonjëherë kur kam shumë punë, harroj të ushqehem dhe prandaj kam ngelur 47 kg. Sa për bukurinë, mendoj se ka shumë femra aktore të bukura, por pak të talentuara, privilegji është aftësia që ke t’i përdorësh të dyja. Në të kundërt, do biesh pre e bukurisë dhe njerëzit thjesht do të të përdorin për këtë gjë dhe kaq.

Gjatë periudhës që je shfaqur në “Sketch show”, ke marrë ndonjë ofertë për ndonjë rol, apo për të qenë imazh?

Në fakt, jam në diskutime për një shfaqje, si dhe për një rol në një film, ndërsa për imazh mendoj se duhet ta ruaj pak imazhin tim tani për tani. Gjithsesi, është ende fillim viti për të rënë dakord për çka më ofrohen.

Cila është jeta jote jashtë aktrimit, bën një jetë plot argëtim, apo preferon që pjesën tjetër jashtë televizionit të jesh e padukshme?

Bëj një jetë më se normale, si të gjithë njerëzit edhe unë. Punoj si regjisore dublimesh në “Albania Production”, jetoj me prindërit,  familjen time të vogël ende s’e kam nisur, dhe natyrisht e rrethuar nga kolegët e miqtë e mi më të mirë.

Kur do të riktheheni sërish në ekran me “Sketch Show’, dhe çfarë të rejash do të ketë në sezonin e ri?

Nuk di të them ende për momentin, pasi producentët aktualisht janë duke menduar për formatin e sezonit të ardhshëm.

Alida Duka: ”Do të sjell në Shqipëri një duet me Mr. President”
Alida është motra e Stines, jeton prej disa viteve në Gjermani dhe përvec muzikës meret edhe me menaxhimin e një teatri në Hannover.

Bashkëpunon me disa studio të njohura muzikore dhe vjen në Shqipëri sa herë që e mer malli për familjen. ”Vip Albania” realizoi një intervistë me këngëtaren e njohur e cila rrëfen historinë e saj të jetës në Gjermani, zënkat e adoleshencës dhe kujtimet e bukura të fëmijërisë.

Nuk konsumon alkool dhe duhan, dhe për këtë shpreson që mos e provojë asnjëherë, ushqim i preferuar i këngëtares është mishi i patës të cilin e gjenë gjithmonë në frigoriferin e saj pasi sic thekson Alida, ky lloj mishi kombinohet me lloj lloj ushqimesh të shpejta, pasi jeta e saj e stërngarkuar nuk i lejon që t’i dedikohet shumë kuzhinës së preferuar.

Ajo njihet edhe si një nga femrat e para e cila solli në Shqipëri një stil më ndryshe të të veshurit dhe look-ut, shpeshherë është shfaqur edhe si zezake dhe e kombinuar me disa stile unike, veshjet e saja nuk janë të gjitha firmato por këto veshje i kombinon shumë mirë që të duket e vecantë para publikut.

Kemi parë disa klipe shumë të bukura dhe interesante, ku protagoniste je ti. Si u bëre që t’i futesh botës së muzikës?

Pasi unë jetoj këtu dhe punoj në studion në Hannover për gjithcka rrodhi vetvetiu pasi jam një njeri që kërkoj dhe kërkoj gjithmonë nga jeta. Njëherë filluan bashkëpunimet me këngëtarët të cilët punojnë në studion Five Six, pastaj provova në ”Viva dhe MTV”.

Për faktin që tashmë je këngëtare e njohur, është shkruar edhe në blogjet gjermane … Kjo nuk është pak, apo jo?

Nuk është e paktë për mua që kam arritur deri këtu, ka qenë rrugë shumë e gjatë dhe kam patur të bëj me shumë pengesa të cilat nuk më kanë kthyer kurrë mbrapa, kam besuar tek pikësynimi im edhe pse ka situata në jetë që jam dorëzuar, për një moment familja ka qenë ajo që më ka ngritur dhe një rol të vecantë luan edhe Nesti.

Si një menaxhere në hapat e parë të saj, pasi tashmë je pjesë e menaxhimit për kulturë në një teatër gjerman, na thuaj si ecën puna atje?

Më pëlqen të kem stres tërë kohën se jam mesuar me të (qesh). Në teatrin Niemmerland merrem me menaxhimin e programit të pregatitur të cilin e reklamoj atë në të gjitha shkollat e Gjermanisë dhe planifikimin e termineve.

Kaq shumë gjëra në të cilat ke sukses, muzika, moda, menaxhimi. Si ia del t’i bësh të gjitha këto?

(Qesh), sic e thash më pëlqen të jem tërë kohën në lëvizje, të kem vetëm stres, nëse një ditë do më shkonte pa bërë asgjë unë do semuresha.

Alida, nuk t’u desh shumë kohë për të krijuar profilin tënd dhe shumë fansa në tregun muzikor… Çfarë mendon se të bëri aq popullore dhe të dashur brenda një kohe të shkurtër?

Mendoj që stili im që solla në Shqipëri u vecua nga të tjerët dhe e bëri atë të binte në sy.

Këngët e tua i janë besuar kompozitorëve gjerman me të cilin madje ke pasur shumë bashkëpunime të cilat kanë rezultuar hite, po tek shqiptarët bashkëpunon me dikë përveç Stines?

Përvec Stines nuk kam bashkëpunuar me ndonjë kompozitor tjetër, në vijim ndoshta po

”Se të dua ty” ishte pikërisht dueti me Moe Phoenix… Në jetën tënde të vërtetë, ke dikë që e dashuron? Ke rënë ndonjëherë në dashuri?

Natyrisht, nëse nuk do isha dashuruar ose nuk do të doja dikë nuk kisha si edhe të frymëzohesha në tekstet që shkruaj.

Çfarë kujton nga fillimet e tua në muzikë? Kanë qenë të thjeshta dhe argëtuese apo të lodhshme dhe ndonjëherë, edhe të shkurajonin?

Aspak, të thjeshta me 100 peripecira nga më të ndryshmet por mund të them nëse dikush e ka një pikësynim dhe beson tek vetja dhe tek ajo e arrinë atë kur do qoftë ajo.

Çfarë të shtyu të merreshe me muzikë dhe e sheh më tepër si profesion apo si një pasion pa shumë detyrime?

Nuk ka qenë rastësi, me muzikë kam filluar që në moshën 6 vjece, në shkollën e muzikës për piano dhe më pas liceun Artistik për Kanto, ka qenë një pjesë e jetës sime. Mund të them është një pasion im i cmendur me shumë detyrime.

Çfarë mendon për festivalet? Ka shumë artistë që kanë hequr dorë prej tyre …

S’mund të them shumë, por të rrezikosh emrin dhe gjithcka që ke ndërtuar kaq vite nuk do ishte ide e mirë.

Çfarë natyre je? Si do ta kishe përshkruar veten tënde ose sitë shohin më së shumti të tjerët?

Njeri shumë pozitiv e qeshur dhe pak si shume e stresuar.

Kujtimi më i veçantë që ruan nga fëmijëria?

Shumë gjëra por e vetmja që nuk mund të më hiqet nga mëndja që dhe shumë shpesh më vjen nëpër mend mes problemeve ditore shakatë dhe zënkat që bëja me Nestin, ishin shumë acaruese për prindërit dhe për tërë familjen, më sjellin humorin direkt (qesh).

Nga paraqitjet e tua publike, dukesh tepër e familjarizuar me modën… Je një ndjekëse besnike e saj?

Hmmm cmenduria ime e dyte, stili në veshje dhe kërkimi i një vecantie tek ajo.

Marka e preferuar dhe cili, stili yt i preferuar në të veshur?

Më pëlqen shumë DG, Joop dhe Guess por nuk është e thënë që veshjet e mia të jenë të gjitha firmato, unë kombinoj shumë veshje firmato me ato që edhe nuk jane, i ndryshoj ato sipas stilit tim, kjo më bën të lumtur.

Cila është motoja jote e jetës?

”Kërko, kërko, kërko gjithmonë nga jeta”.

Si duket Alida gjatë një dite (të rëndomtë)?

S’guxon të më dali njeri përpara (qesh), derisa të jem qetësuar paksa.

Çka ju nervozon më së shumti dhe çka iu lumturon?

Më nervozon mos korrektësia që është për mua si A dhe O, dhe më lumturon kur shoh në fund rezultatin e punës që kam bërë.

Me çka ushqeheni, pra cili është ushqimi juaj i preferuar?

Mishin e patës e kam gjithmonë në frigorifer, është i shpejtë për t’u bërë dhe mund ta shoqërosh me shpejtësi me shumë gjëra, perime, patate, oriz etj, nuk mbaj dietë, vetëm se lëvizja që kam tërë ditën, sporti dhe palestra nuk më lënë të vë kile, dhe më mirë kështu (qesh).

Konsumoni alkool dhe duhan?

Pijen dhe cigaren si kam pirë kurrë ndaj dhe nuk ka pse t’i filloj tani, vetëm tek ndonjë drekë ose darkë mund të pi një gotë verë për të shoqëruar ushqimin.

Çka mund të presim në të ardhmen nga ju?

Këtë fund muaj do sjell në Shqipëri një baladë si edhe një bashkëpunim me Mr President i cili më kontaktoi para ca ditësh. Pse jo dhe bashkëpunime me këngëtarë shqiptarë./BlerandRexhepi/

Alkena Dervishaj: ”Nuk jam e lindur për martesë”
Alkena Dervishaj, 22 vjecarja nga Peja e cila u bë e njohur pas hyrjes në spektaklin e ‘’Big brother’’ vazhdon të jetojë ashtu sic dëshiron vet ajo.

Hobi i saj është politika, literatura dhe filmi. Ajo kishte hyrë në këtë spektakël për të ndryshuar imazhin e femrës nga Kosova. U fut në shtëpinë e famshme ditën e parë dhe u rradhit e 11 si më e votuara.

Vajza kontraverse nga Kosova, ka një mënyrë interesante të të menduarit dhe të të jetuarit. Është shumë e vecantë dhe gjithmonë komenton gjërat e pahijëshme të cilat i përjeton shoqëria në Kosovë e Shqipëri. Ajo shpesh kritikon edhe politikat dhe politikanët në Prishtinë e Tiranë ndaj qasjes së varfërisë.

Ish banorja e BB rrëfehet për jetën e saj, se si e koncepton ajo martesën si institucion, planet të cilat mendon që t’i realizojë, si ka qenë jeta e saj si fëmijë dhe si e ka jetuar ajo adoleshencën, kur e ka djegur flaka e dashurisë. Këto dhe shumë gjëra të tjera mbi Alkena Dervishaj mund të lexoni në këtë intervistë të hapur që ”Vip Albania” realizoi me të.

Nëse për një moment Alkena do të mbyllë sytë dhe do të kujtojë fëmijërinë, cilat janë imazhet që shfaqen para jush?

Është një kukull që cuditërisht mu kujtua teksa po lexoja pyetjen, kishte flokë të shkurta ma bleu mami për ditelindje, mburresha pranë saj më dukej vetja më e bukur. Në këtë intervistë nuk dua të kujtoj imazhet e këqija që i kishim ne si fëmijë në Kosovë. Isha shumë e ledhatuar nga babi, isha princesha tij, dhe vazhdoj të jem.

Meqë e nisëm këtë bisedë nga kujtimet, mund të na thoni ç’tip fëmije keni qenë?

Isha shumë e dhënë pas librave dhe informacionit, nuk arrita të përjetoj adoleshencën, më duket sikur e kam kaluar pa e vënë re aspak, isha më e rritur dhe më e pjekur sesa moshataret, kjo me siguri se jam shoqëruar gjithmonë me më të rritur. “Gabimet” e adoleshencës i kam evituar duke i parë të tjerët. Nuk është për t’u krenuar që nuk e jetova atë moshë plotësisht, por më dha shumë përparësi në anën tjetër, u pregatita më herët për sfida.

Po për adoleshencën tuaj ç’mund të na tregoni?

E “dashuruar” pafundësisht në Sean Conneryn kur i kisha 13 vjec, shpesh edhe ëndërroja me sy hapur..

Kur ju ka djegur për herë të parë ajo “flaka” e dashurisë fëmijërore për një mashkull dhe si?

I përkas tipit të femrave që koncepti i martesës nuk egziston, mendoj që nuk jam e lindur për të, dhe planet e mija për të ardhmen sado që duken egoiste, nuk përfshijnë një mashkull në to. Do e ndaj jetën me njerëz që më duan qe i dua dhe që kemi gjuhë të përbashkët, por një martesë si institucion dhe një mashkull gjithmonë pranë, do të mund edhe t’i përgjysmojë ambiciet e mija. Jam e martuar pafundësisht me atdheun dhe karrierën time.

Keni dashuruar ashtu siç keni dashur?

Kam dashuruar sic kemi dëshiruar, por kam fatin që të kem shumë nga ajo ndjenjë brenda dhe rreth meje. Dashurinë e gjej kudo, në yje, hënë, pika të shiut, në tokë, tek një plak tek një fëmijë tek një libër, cdo sekond….

Nuk e keni kuptuar nëse keni dashuruar ndonjëherë, apo nuk thuhet?

Dashuria vjen pa a kuptuar, por të skllavëron, dhe kush e kupton më mirë mbretin e tij sesa skllavi!?

Të pëlqen flirti?

Flirti – sfidë për mua. Derisa e sfidon karakterin tim, e pranoj me shumë interesim. Lojërat e tilla e ushqejnë egon time, por që më duhet një “kundërshtar” tipik.

E ke kuptuar pse i tërheq dhe je e pëlqyer nga meshkujt?

Po të kisha kuptuar pse pëlqehem nga mashkujt ose edhe nga femrat do i përdorja ato armë ndoshta më shpesh (shaka), janë gjëra që rrjedhin. Besoj që spontaniteti dhe origjinaliteti, të paktën unë do të dashurohesha në këto tipare të mija (qesh).

Ç’është erotizmi për ty?

Erotizmi, ta spjegoj në mënyrë figurative, është si këngë franceze nën dritën e hënës rrugëve të Gjirokastrës, është dicka shumë delikate që vetëm mund ta idealizoj, kurrsesi të spjegoj me fjalë…

Mendon se femrat turpërohen ta shfaqin dhe shprehin romantizmin e tyre?

Përkundrazi, meshkujt e kanë këtë ves. Kjo ideja e të qenurit IN dhe në Europë gjithësesi ju është ngulitë së prapthi, të qenurit romantik nuk është OUT, është xhentilëse. Personalisht meshkujt jo xhentil as nuk i marr parasyshë, qofshin vetëm shokë apo edhe më shumë…/Blerand Rexhepi/

Adelajda Xhamani: Prapësitë e mia në Medresenë e Shkodrës
Ajo mund të quhet vajza që theu mentalitetet. Nga fanatizmi që e shoqëroi gjithë jetën, vendosi ti marrë vetë frenat në dorë, e fshehurazi të gjithëve, të bënte pjesë në Big Brother e për më shumë, të krijonte aty një histori dashurie të cilën e ka pranë edhe sot, historinë me Bjordin.

Nga një qytet i vogël e i mbyllur si Kavaja, në Tiranën e madhe, 24 orë në 24 në sytë e të gjithëve.

Megjithatë duke zbuluar historinë e gjimnazit të Adelajdes, kuptojmë qartë, se herët a vonë, karakteri i saj luftarak do e bënte të ishte jo më një vajzë e ndrydhur nga të tjerët, por ajo që është sot, e zonja e vetes në përballimin e sfidave.

Në momentin që ju dolët në Big Brother si një nga katër finalistët, u zbulua dhe një pjesë e jetës suaj, që ishte një fotografi me shami. Keni bërë shkollë fetare apo gjimnaz?

Unë vij nga një familje shumë besimtare myslimane dhe, që kur kam qenë e vogël jam edukuar me fenë dhe ritet fetare. Më shumë se sa unë, kjo ka ndikuar te motra ime e cila pasi studioi në Turqi erdhi në Shqipëri me shami. Shoqata e shkollës së saj mbërriti vetëm pak kohë më pas me misionin për të hapur një shkollë fetare në Shkodër ku motra ime fitoi të drejtën për të qenë mësuese. Kështu që prindërit e mi donin që unë të vazhdoja Medresenë.

Po ju donit?

Sigurisht që edukata me të cilën isha rritur më drejtoi ta pranoja me shumë dëshirë këtë zgjidhje.

Për sa kohë vazhduat atje?

Studiova dy vjet, sepse motra u shkëput nga puna dhe meqë isha e vogël prindërit kishin merak të më linin vetëm, kështu që u ktheva në Kavajë.

Çfarë lëndësh studionit?

Kishim programin e Gjimnazit plus lëndët fetare.

Si ishin ato dy vjet, çfarë bënit?

Unë kam qenë një adoleshente shumë mistrece, antikonformiste, isha e para që thyeja rregullat në vend që ti zbatoja dhe, shumë llafazane. Për mua ato ishin dy vite shumë të bukura si nga ana e fesë dhe nga eksperienca njerëzore. Gjatë kësaj periudhe kam mësuar shumë, sepse doja ta studioja fenë time, jo vetëm e ndikuar nga medreseja, po më tepër nga kurioziteti që kisha unë vetë për fenë. Zbulova që feja ime është shumë e bukur, e dua shumë fenë time dhe që nga ajo kohë jam besimtare. Për post kësaj, periudha e Medresesë më ka ndihmuar të shkëputem nga shtëpia, të mësohesha me jetën, shoqet mu bënë familja ime e dytë. Kujtoj ditën e parë që do shkoja në Shkodër. Babi kur më përcolli te dera nisi të qante. S’e kisha parë ndonjëherë duke qarë sepse ishe tip serioz dhe i mbyllur, dhe s’më hiqet nga mendja ai moment.

Si ka qenë një ditë e jotja në Medrese?

Konviktin e kishim brenda për brenda shkollës e cila rrethohej me mure të larta, rregulla strikte. Ishim vetëm vajza. Deri në drekë ishim në shkollë, më pas një periudhë e shkurtër pushimi pastaj studim.

Kishit televizor?

Jo nuk kishim televizor as telefon.

Po si argëtoheshit atje?

Çuditërisht e parë kështu duket sikur ne s’jetonim por në fakt ne zbaviteshim shumë me njëra-tjetrën. Diskutonim, bënim shaka…

Dilnit ndonjëherë?

Dilnim gjithmonë të organizuar ose fundjavave kur ktheheshim në shtëpi.

Po cilat ishin prapësitë e tua?

Një herë kur isha në Kavajë bleva rreze lazer dhe ngacmoja nga konvikti pallatin përballë. Aq të mbyllur ishim sa që na bënte për të qeshur çdo kontakt që kishim me jashtë. Po ashtu theva dhe një rregull, futa një celular fshehurazi (qesh). Ndonjëherë zgjoheshim natën të uritura dhe unë isha organizatorja që sajoja hyrje fshehurazi në mensë… u shumë e shumë histori të tilla.

Dy vitet e dyta të shkollës së mesme ju i bëtë në Kavajë. Ju erdhi keq që u larguat?

Shumë keq. Ditët e fundit si harroj se sa shumë qanim bashkë me gocat, tamam sikur do iknim në luftë. Ajo ishte ndarje për ne dhe ashtu ndodhi pasi jetët tona morën drejtime të ndryshme.

Po shkolla e mesme në Kavajë si ishte?

U riktheva te shoqëria ime e vjetër. Nuk ishin më si në 8-vjeçare, kishin ndryshuar, ishin rritur. Unë e shihja veten pak jashtë tyre. Megjithatë kisha lënë familjen time në Shkodër, shoqet e mia, për tu rikthyer te familja e vërtetë. Familja ime ishte shumë fanatike, më kontrollonin gjithë kohës, por edhe këtij mentaliteti i shpëtoja ndonjëherë me vajtjen në ndonjë mbrëmje fshehurazi. Shyqyr që mbrëmjet atëherë bëheshin ditën. Nuk isha nxënëse e dalluar, sepse nuk mësoja. Lexoja vetëm para se të vinte mësuesi në klasë. Megjithatë prapë dola mirë sepse kam një veti që i fiksoj shpejt ato që lexoj.

Tani që ke ardhur në Tiranë si të duken gjimnazistët në krahasim me veten tënde?

Unë jetoja në periudhën që s’dinim të visheshim. Unë në gjimnaz vishja taka, bluza të holla, vathë të mëdhenj, lyhesha fshehurazi. Ndërsa sot më pëlqejnë gjimnazistet se vishen thjesht, me atlete, nuk lyhen shumë.

Po për sa i përket lirisë?

Nuk e di se si janë sot, por di të them vetëm një gjë, që sa më të lirë të jenë gjimnazistët aq më të përgjegjshëm bëhen. Sa më shumë besim të kenë prindërit tek ata, aq më shumë do rezervohen.

Një këshillë për gjimnazistet që jetojnë në qytete ku mentaliteti mbizotëron ende apo në fshatra?

Ju lutem shumë, mundohuni të mos merrni vendime të rëndësishme për jetën tuaj sa jeni gjimnazistë sepse është një periudhë, një moshë, që njeriu nuk është i aftë të vendosë më të mirën për veten. Dhe koha kurrë nuk kthehet kurrë pas.

Valbona Mema: Nuk lodhem kurrë
Që në telefonatën e parë është e gatshme për të biseduar dhe për të realizuar një intervistë. E veshur sportive, pa makiazh, përshëndet dhe të fton të pish një kafe në shoqërinë e saj.

Menjëherë sapo e shikon hedh poshtë të gjitha ato dyshimet që mund të ketë një njeri përpara se ta takoj, të tilla si: çfarë të vesh apo çfarë të them. Pasi shkëmben fjalët e para me këngëtare Valbona Mema, kupton se pranë vetes ke një njeri të cilin duket sikur ke kohë që e njeh dhe është mikja jote më e mirë.

Si ishte viti i kaluar për ju?

I lodhshëm, shumë udhëtime jashtë vendit, por njëkohësisht edhe shumë kënaqësi.

Cili ishte momenti më i bukur i vitit që lamë pas?

Kam pasur shumë momente të bukura. Për mua çdo moment është i bukur. Nata e Vitit të Ri ishte e bukur, por edhe e trishtuar sepse isha larg familjes. Megjithatë viti 2012 më gjeti duke kënduar.

Natën e ndërrimit të viteve ishit në Amerikë me Majën dhe Bujar Qamilin. Si ishte atmosfera?

Ishte një treshe e gjetur. Maja është artiste dhe shoqe shumë e mirë, ndërsa Bujari ka shumë vlera si njeri dhe si artist. Ishte një ndërthurje thjesht fantastike.

Kur festuat me familjen?

Pasi u ktheva nga Amerika. Fëmijët më kishin përgatitur një surprizë. Kishin përgatitur gjelin dhe e kishin shtruar tavolinën. Ata e dinë që tavolina duhet të jetë plot edhe kur nuk jam unë. Megjithatë, ndihem shumë keq që asnjë vit nuk kam festuar pranë tyre.

Çfarë marrëdhënie keni me fëmijët?

Shumë të mirë. Jemi shumë të lidhur. U kam premtuar dashuri të përjetshme. Nuk do t’i zhgënjej kurrë.

Fëmijët ju shoqërojnë gjithmonë në koncerte?

Jo.

Çfarë moshe kanë?

Janë adoleshentë.

Ka ndonjëri talent për muzikë?

Fakti që dy prindërit janë artistë nuk do të thotë që edhe fëmijët të jenë të tillë. Ata kanë prirje të ndryshme nga ne. Kanë zgjedhur drejtësinë.

Përse fëmijët i keni mbajtur larg medias?

Kam dashur që të mos jenë në shtypin e përditshëm. E para për të mos i kushtëzuar dhe e dyta sepse dua të ruaj privatësinë e familjes sime.

Përveç fëmijëve, a është dikush tjetër në jetën tuaj?

Jo. Asgjë të re. Kam shumë detyra dhe ajo është e fundit për mua.

Jeni shumë aktive në koncerte, por edhe në dasma. Ndiheni ndonjëherë e lodhur?

Po, por ndihem edhe e kënaqur. Edhe kur pushoj nuk më besohet. Jam shumë e lidhur me punën time.

Ç’do të thotë për ju të këndoni “live”?

Profesionalizëm. Një këngëtar në studio nuk mund të japë kurrë atë emocion që i jep publikut kur këndon “live”. Publiku më jep emocione të forta, ndërsa kufjet në studio i kam fobi. E kam të vështirë të ambjentohem me studion, kufjet dhe më pas të këndoj.

Çfarë emocioni të përcjell të kënduarit në dasma?

Nisem nga një thënie e artistes të madhe Fitnete Rexha, të cilën e kam idhull dhe jam konsultuar me të për shumë gjëra (para se të vdiste): publiku i dasmave është shumë i afërt dhe të vlerëson shumë. Dasma për mua është si një koncert.

Thuhet që në dasma fitohen shumë para. Sa fiton Valbona?

Vlerën nuk e them. Por prej tre vitesh kam një çmim fiks dhe deri tani jam e kërkuar. Fitimet janë të mëdha, por edhe lodhja është e madhe.

Cili koncert ishte më i veçanti për ju?

Koncerti im recital që kam zhvilluar. Nuk marr dot guximin të organizoj një tjetër recital, sepse e di që nuk realizohet më si ai i pari.

Përse nuk mund të realizohet?

Sepse nuk janë të njëjtët bashkëpunëtorë. Me këtë rast dua t’i përcjell një mesazh ish-bashkëpunëtorit tim. Ne kemi një thënie “Mosmirënjohja nuk pranohet”. Artisti duhet të jetë në radhë të parë njeri. Të mos harrojë se si erdhi deri aty ku është dhe të falenderojë bashkëpunëtorët pavarësisht situatave që mund të krijohen.

Cila është ëndrra juaj më e madhe?

Të realizoj një koncert në stadium dhe të jetë falas. Dhe do ta realizoj së shpejti. Të gjithë publikun që më ka mbështetur dua ta ftoj në një sofër të madhe timen dhe t’u them faleminderit. Faleminderit që më keni mbështetur, uruar, gjykuar dhe kritikuar. Faleminderit për duartrokitjet tuaja, sepse pa ju nuk do të isha këtu ku jam.

Si ju presin bashkatdhetarët ?

Me shumë mall dhe respekt. Pranë tyre ndihem sikur i njoh prej kohësh. Ata kanë shumë mall për muzikën dhe për gjithçka që përmbledh fjala Shqipëri.

A ka pasur raste kur janë anuluar koncertet?

Vetëm një. Jam penduar shumë sepse arrita vonë në aeroport dhe nuk munda të shkoj koncertin e planifikuar. Më pas i kam kërkuar ndjesë publikut që më priste.

Sa dhe si kujdeseni për zërin?

Asnjë trajtim. Vetëm ujin e ftohtë nuk e ndaj dimër dhe verë. Nuk abuzoj me duhanin dhe alkoolin.

A janë të mërzitshme udhëtimet për ju?

Nganjëherë. Kur janë shumë, sepse kam edhe pak frikë avionin.

Nga reportori juaj muzikor cilën këngë do të veçonit?

Baladën të cilën ia dedikova bashkëshortit “Brenga e shpirtit”. Kjo këngë ka prekur të gjithë shqiptarët, nuk është vetëm brenga e shpirtit tim, por edhe e gjithë atyre që kanë humbur njeriun e dashur.

Sa vëmendje i kushtoni pamjes?

I kushtoj shumë vëmendje, por nuk kaloj shumë kohë në parukieri. Është kulturë për çdo femër, sidomos për artistin.

A shpenzoni shumë për të? Popër flokët?

Jo nuk shpenzoj shumë. Jam shumë natyrale por skenën e respektoj.

Keni parukier personal?

Kam një staf që kujdeset për pamjen time. Jap edhe unë idetë e mia, por kryesisht mendon stafi. Tek emisioni “Histori Dashurie” parukierja më vuri një perde në fytyrë që të mos e shikoja se ç’po bënte, dhe më preu flokët. Kur e pashë në fund më pëlqeu ai ndryshim. Më dukej sikur isha si 15 vite më parë. Megjithëse jam kthyer me flokë të shkurtra, po pres me padurim të zgjas flokët! Floku i shkurtër është ekstragavant. Më përshtatet më shumë floku i gjatë. Edhe me muzikën popullore shkon më shumë.

Është thënë që stili juaj i të veshurit është i njëjtë si në jetën e përditshme, edhe në skenë…

Nuk është e vërtetë. Në jetën e përditshme jam shumë sportive.

Cili është këngëtari juaj i preferuar?

Devis Xherahu. Më pëlqen tempi, mënyra se si komunikon me publikun… Ka lindur artist.

Si e alternoni punën me familjen, a gjeni kohë për të dyja?

Gjej gjithmonë kohë për familjen.

Sa kohë i kushtoni familjes?

I kushtoj shumë kohë. Madje kam edhe një qen të cilin e nxjerr shëtitje. Jam një amvisë e mirë, gatuaj dhe kujdesem për çdo gjë në shtëpi. Kur nuk kam punë, gjithmonë jam pranë familjes, jam shumë e lidhur pas saj.

Cili është gatimi i preferuar?

Ditën e diel gjithmonë përgatis pulë dhe pilaf. Edhe kur nuk jam unë, fëmijët e gatuajnë vetë. Në çdo drekë gatuaj supë.

Fëmijët dinë të gatuajnë?

Po. Gatuajnë të dy. Por edhe unë i lë ushqimet gjysmë të gatshme. Jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe kush ka më shumë kohë, gatuan edhe për të tjerët. Ndihem shumë mirë kur kthehem nga puna dhe e gjej tavolinën të shtruar.

Cili është njeriu më i rëndësishëm në jetën tuaj?

Dy fëmijët e mi.

Cili është ai njeri të cilit ju i besoni çdo sekret?

Motra.

A ka diçka që ju ka ngelur peng?

10 vite mbijetesë, duke u përballur me të mirën dhe të keqen… humbja e bashkëshortit tim.

Çfarë ju mërzit?

Gënjeshtra. Ai që gënjen, i bën të gjitha. Këtë ves nuk duhet ta ketë askush.

Cila mendoni se është pika juaj më e fortë?

Më karakterizon durimi. Duroj shumë. Arrita të njoh të mirën dhe të keqen vetëm (pa bashkëshortin). Ndoshta jam bërë më e fortë seç duhet.

Si do ta përshkruaje jetën tënde me një fjali?

Nga një dashuri ëndërr, në një mbijetesë.

Nëse do të ishte e mundur të kishit një gomë, çfarë do të fshinit në jetën tuaj?

Vetëm një datë, në të cilën u lëndova shumë, 24 dhjetor 2001, vdekja e tim shoqi.

Çfarë duhet të bëjë një njeri që Valbona ta urrejë?

Nuk urrej askënd. Dikush që më lëndon, thjesht e harroj.

Cilat janë planet tuaja për këtë vit?

Momentalisht po përgatis një këngë hit. I kërkoj ndjesë publikut që gjatë dy viteve nuk kam qenë në skenë. Do të jetë një bashkëpunim me një këngëtar të njohur shqiptar, por që dua ta lë surprizë.

Popërsa i përket dasmave, muajt e verës janë rezervuar që tani?

Po, i kam të rezervuar.

Cila është motoja juaj?

Asnjëherë nuk duhet të them u lodha. Kam detyrë shumë të madhe në jetë: jam vetë burrë dhe grua.

Çfarë mesazhi do t’u jepni dashamirësve?

Dua t’i falënderoj që më kanë mbështetur. Kur të realizoj ëndrrën time: koncert në stadium, do t’u them faleminderit për gjithçka. Pa ju, nuk do të isha këtu ku jam./shekulli/

Elda Nushi, modelja më e mirë në Belgjikë
Elda Nushi është shpallur modelja më e mirë në Belgjikë për vitin 2011. Është shqiptare, prej 14 vitesh jeton atje së bashku më familjen.

Emri i saj u shfaq vitin e kaluar duke u lakuar në median e vendit ku jeton si shqiptare që sfidoj belget në konkursin e modelingut. Ne kemi biseduar me të për të na treguar më shumë për jetën atje, për të qenit vajza me trupin më të bukur në një vend të huaj dhe pasionin për modën.

Elda, na trego pak për veten?

Quhem Elda, vij nga qyteti i Gjakovës, jam 17 vjeç, dhe jetoi e studioj prej 14 vitesh në Belgjike. Modelingu për mua ishte një dëshirë që kisha qysh në fëmijëri.

Pse keni vendosur të zgjidhni këtë rrugë, cila ka qenë shtysa a parë?

Ishte një dëshirë e imja, por do të doja ta cekja një herët dhe të falënderoja familjen dhe shoqërinë që qëndruan përkrah meje deri me tani.

Jeni e kënaqur me këto hapa të parë?

Sigurisht qe po, e kënaqur sepse arrita ëndrrën time me pasiononte.

Na tregoni pak për çmimin që keni marrë si modelja më e mirë, si morët pjesë në atë konkurs?

Dëgjova në mendja që ishte hapur konkursi “Top Model Belgium 2011”, pasi që plotësova të gjitha kriteret që nevojshme u pranova në këtë konkurs. Kështu, hap pas hapi arrita deri në finalen e art, që me kurorëzoj me çmimin e parë. Një fillim i mbarë për një sukses të mëtejshëm.

I keni marrë ofertat e parë për punë?

Po sigurisht. Qysh në natën e parë më afruan shumë oferta për në Francë dhe Belgjikë. Unë tashmë, kam pranuar një kontratë një vjeçare si fotomodele këtu në Belgjikë.

I ndiqni koleget tuaja në botë dhe a keni një model ku do të donit t’i ngjanit?

Po, i ndjek shumë. Dhe njëra nder to që më pëlqen është Adriana Lima… Mendoj që secila prej modeleve ka diçka të ndryshme dhe të veçantë që na bëjnë të dallojmë nga njëra tjetra.

Gjatë eksperiencave tuaja, cili ka qenë komplimenti më i veçantë që keni marrë?

Për mua komplimenti më i mirë që kam marrë deri më tani ka qenë “Bukuria e brendshme po të reflekton edhe jashtë”.

Të qenit modele për ju mund të jetë profesion, apo pasion?

Unë mendoj se eksperienca që fiton njeriu me kalimin e viteve të dërgon drejt një arritjeje të tillë. Akoma vazhdoje ti konsideroj studimet si gjënë primare në jetë, ndërsa modelimi mbetet si pasion i imi.

Do të pozonit nudo për një shumë të madhe parash…?

Përgjigja ime definitive është jo. Nuk jam kundër gjerave të tilla por personalisht unë nuk do ta kisha bërë kurrë edhe për një shumë të madhe parash me qenë se është pjesë e atij biznesi.

Modelingu ka qenë ëndrra juaj… apo ju ka lindur me kalimin e viteve kjo dëshirë?

Çdo fëmijëri ndërtohet nga lodrat, veshjet e bukura, dëshira për të qenë me e bukura mes shoqeve dhe të tjera. Dua të them se secila prej femrave do të donte që se paku te provonte një konkurs të tillë qysh si fëmijë. Por ja që dikujt me kalimin e kohës kjo ëndërr i mbetet vetëm dëshirë apo kujtim i fëmijërisë ndërsa të tjerëve iu behet udhë e së ardhmes.

Shumë modele vuajnë nga anoreksia për shkak të profesionit, ju çfarë marrëdhënie keni me ushqimin dhe çfarë bëni tjetër për të mbajtur trupin në formë?

Për fat të keq, një fakt i tille është shumë i vërtetë. Ndërsa për fatin tim të mirë, unë ende gëzoj të mirat dhe bukurit që më ka dhuruar natyra pa pasur nevojë të bëj kujdes te veçantë ndaj ushqimit apo aktiviteteve të tjera që janë të tepruara për mendimin tim.

Cili do të jetë angazhimi juaj i radhës?

Si primare, do themi që shkolla është angazhimi im më i madh, dhe për anën e modelingut gjithçka do ia lë kohës. Edhe pse jam larg vendlindjes, kam familjen e ngushtë këtu në Belgjikë dhe kjo festë do të përmbaj një atmosferë familjare.

Personaliteti e mposht bukurinë
Në dritaren e zyrës ku qëndron, bie dielli. Me një gotë lëng portokall përpara, punon në kompjuter, flet në telefon, shkëmben mesazhe, edhe pse është e shtunë.

Është e veshur me ngjyrat e tokës, së cilës i shkojnë përshtat dhe e tregojnë më natyrale. E takojmë në vendin e saj të punës pranë “City Park”.

Valbona Selimllari është emër i njohur i bukurisë shqiptare. Së fundi e pamë në një format të veçantë televiziv, në emisionin e quajtur “Nga e para”, transmetuar në “Vizion Plus”.

Ajo vinte çdo të mërkurë në mbrëmje, por jo vetëm, ishte së bashku me një super staf, të cilët kishin marrë përsipër të sillnin diçka ndryshe në ekranin e vogël. Një familje do ta bënin me shtëpi të re brenda katër ditëve. Dhe kështu vepruan. 12 javë me radhë ringritën 12 shtëpi dhe gëzuan po kaq familje. E gjitha kjo ka pasur një kosto financiare, por nuk është asgjë përballë kënaqësisë që ka marrë ky staf. Në një bisedë me Selimllarin për këtë emision, mësuam nëse do të rinisë sërish dhe çfarë ka ndryshuar tek ajo kjo ekperienc e diçka më shumë për bukuroshen Bona Selimllari.

Sapo keni përfunduar një emision me në fokus problemet sociale. Duhet t’i “dhuronit” një familjeje shtëpinë. Si lindi ideja për të ndërmarrë këtë nismë?

Nuk i jep Bona shtëpitë, i japin sponsorët. Pa ‘Anima Picture’ që e pati këtë ide, as ne nuk do të ishim. Merita është e tyre. Pastaj, ajo që unë u jap njerëzve, ka të bëjë me mua. Pra, marrëdhënia e Bonës me njerëzit është tjetër gjë. Ndërsa shtëpitë i bëjnë sponsorët, sepse bëhet fjalë për shumë para.

Përse ata jua lanë në dorë prezantimin e këtij emisioni?

Për të mirën e të dyja palëve. Le të themi që e kanë vënë re komunikimin që kam me njerëzit, që ata më duan. Nuk duhet t’i jap unë përgjigje kësaj pyetjeje. Në atë emision, mbi gjithçka që ju shihni, është po Bona. Fakti që njerëzit me duan, më kënaq pa masë. Mendoj se futem tek njerëzit e mirë.

Me këtë abuzohet shumë, ç’do të kuptojmë me njeri të mirë?

Unë nuk kam nevojë të abuzoj. Ata që më njohin, e dinë. Nga eksperiencat që kam deri më sot në jetë, rezulton që Bona të jetë më shumë e mirë sesa e keqe.

Sa keni arritur të ndihmoni?

Kam disa eksperienca me njerëz që më kanë ardhur në zyrë, që kanë pasur nevoja, prindër me një fëmijë të sëmurë, njerëz pa punë, që kanë pasur nevojë të bëjnë operacion. Sigurisht që nuk kam mundur t’i ndihmoj të gjithë. Kur më është dhënë mundësia, e kam bërë, por nuk kam shkuar t’i kërkoj. Po të kisha shkuar t’i kërkoja, do të kisha marrë një identitet tjetër e nuk do të isha këtu ku jam tani.

Si keni arritur deri te përzgjedhja e familjeve?

Le të themi që fillimi ishte shumë i vështirë, sepse duke qenë në transmetim emisioni njerëzit nuk kishin shumë informacion. Na u desh t’i gjenim nëpërmjet fondacioneve. Në fillim i kërkuam dhe më pas, kur filloi transmetimi në televizion, nuk ishte më nevoja t’i kërkonim, sepse vërshuan kërkesat.

Mbi ç’kritere u përzgjodhën?

Që të jem e sinqertë, nuk merrem unë me përzgjedhjen e shtëpive, por “Anima Picture”. Ata kanë personin e tyre që shkon viziton shtëpitë, shikon teknikisht nëse është e mundur apo jo, se mund të ketë shtëpi shumë të dëmtuara, por që nuk ndërhyn dot brenda katër ditëve. Dhe nëse shtëpia është mbi katin e dytë, nuk bëhet rikonstruksioni, pasi ka shumë gjëra që na i vështirësojnë punën.

Janë shumë kërkues njerëzit, deri në bezdisje…?

Le të them që nuk na ka rastisur. Ka ndodhur vetëm me një familje. Patëm një eksperiencë të keqe me të sepse, përveçse nuk e vlerësoi atë që u bë, kam përshtypje që edhe abuzojnë pak.

Një femër familjare çfarë kërkon?

Mbi gjithçka janë fëmijët, të sigurohet ambienti për ta, të kenë ata mundësi më shumë, të ndihen më mirë, të kenë këndin ku të mësojnë, një krevat që të flenë rehat. Pastaj një gjë tjetër kryesore është edhe kuzhina.

Si u ndjetë brenda këtyre familjeve?

Duhet të jesh aty ta përjetosh, se me fjalë nuk përshkruhet. Është një dhimbje kaq e madhe… Është e çuditshme sepse sa herë që shkoja aty, më plaste shpirti dhe një javë nuk flija. Por ndryshimi që ne bëjmë, më gëzon shumë e ma heq trishtimin. Kur mendoj që në 2012-n ekzistojnë njerëz që nuk kanë asnjë prikë për të gatuar e nuk kanë një banjë për të kryer nevojat, pastaj për të tjera nuk diskutohet.

I bëni dhuratë një shtëpi familjeve. A merrni një emocion të pastër në këmbim? Çfarë bën pjesë në shfaqje?

Sigurisht që është një shfaqje mbi të gjitha. Unë nuk di nëse duhet ta them, por nuk kam luajtur asnjë sekondë në të gjitha pjesët që kam bërë. Sigurisht, kemi pasur shpeshherë probleme me këtë aspekt, pasi kur një gjë nuk më pëlqente, duhej të mos e thosha, por e kisha të pamundur. Jam njeri që reagon hapur, lexohem, më pëlqen apo nuk më pëlqen, një gjë e kam shumë të vështirë ta fsheh. Ajo që kërkova dhe atyre u shkonte përshtat është “të qenit vetvetja”. Nuk bëhem dot dikush tjetër, e kam të vështirë të shtirem. Në televizion, po ta keni venë re, e kam pasur problem me të prezantimin përmendësh. Në këtë emision kam qenë sinqerisht unë.

Këtu keni testuar edhe një vlerë njerëzore, mirënjohjen… Ndonjëherë, nën presionin e problemeve, njerëzit e lënë mënjanë këtë vlerë, që mbush edhe shpirtin e atij që e ka…

Për hir të së vërtetës, mund të jenë mirënjohës, por nuk duket hapur. Ne duhet ta marrim me mend. Ndonjëherë nuk e kemi marrë kënaqësinë aq sa duhet, apo aq sa meritonte ky emision ta merrte. E kemi marrë nga njerëz në rrugë. Duhet ta pranojmë që nuk është se nuk kënaqen, por është kjo që thoni ju, rutina e halleve i bën aq të ftohtë sa kanë harruar të gëzojnë. Unë ua kuptoj se jam më afër tyre.

Ju shqetësonte kur transmetohej emisioni?

Nuk kam vrarë shumë mendjen për këtë, pasi kam qenë e lumtur që atyre u është ndryshuar diçka në jetë. Pavarësisht se produksioni e donte këtë gjë. E donte pasi duhej përcillej tek të tjerët.

Çfarë kishte ky emision të veçantë?

Them ndonjëherë që në këtë botë të ftohtë fatkeqësisht idealizmi merret për budallallëk. Gjithçka është si kur..! Kujtoj në një moment që për një nga familjet derdha lot. M’u duk sikur njerëzit do qeshnin me këtë gjë, kështu që ndonjëherë nuk di se si të sillesh. Por duhet të jesh e kujdesshme. Nuk besojnë te njeriu i mirë, nuk besojnë tek ata që ndihmojnë, mendojnë që gjithçka është fasadë e bëhet për interes. Sigurisht, nuk ia vlen t’i futesh një debati për këtë gjë, sepse përjetimet janë personale. Mua nuk më intereson nëse dikush e beson apo jo, por të vjen keq kur shikon që në këtë botë kanë filluar të ikin vlerat njerëzore.

I urrej njerëzit e këqij, më ngjallin krupën dhe po të kem mundësi bëhem agresive. Sa më lejon edukata sigurisht… kam edhe unë kufijtë e mi.

Do të vazhdojë sezoni i dytë “Nga e para”?

Do të vazhdojë, mezi presim. Sigurisht jemi ende në tratativa për të gjetur sponsorët se ata janë pjesë më e vështirë e do të rifillojmë sërish.

Ka kushtuar në tërësi si emision?

Ka kushtuar. Na shkon një shtëpi në vlerën e 25-30 mijë euro për mos të llogaritur burimet njerëzore.

Deri tani keni qenë e përqendruar në Tiranë. Do shpërndaheni në rrethe?

Nuk kemi fuqi. Është e pamundur të bëhet, shpenzimet janë të dyfishta.

Është menduar ndonjë riformatim… Ndoshta ndonjë modifikim mbi  kriteret përzgjedhëse?

Do të ndihmohen ato familje që janë në nevojë. Jemi të predispozuar më shumë për familjet që kanë fëmijë. Këtë sezon kam përshtypjen që do të merremi pak me Shtëpinë e Fëmijës dhe me azilin e pleqve.

A ju ka ndihmuar të qenit e bukur?

Më ka bezdisur herë pas here. Por nuk ndodh më. Kanë kaluar shumë vite dhe njerëzit me njohin dhe kanë krijuar një tjetër imazh për mua. Atë që më njohin mirë, nuk mendojnë se Bona është vetëm Bona e bukur. Ka femra të bukura pa fund, por njeriu formohet, ka personalitet.

Keni kohë të lirë? Sot është e shtunë dhe ju jeni në zyrë…

Kam dhe kohë të lirë, por sot e kam zgjedhur të jem në zyrë për shkak të disa angazhimeve që i kam lënë pezull nga viti i kaluar.

Jeni njëri që lëvizni nga një vend pune?

Jam njeri shumë i qëndrueshëm në përgjithësi, nuk më pëlqen të lëviz nga gjërat. Kam qenë stabël në punë, në shoqëri. Ashtu si nuk më pëlqen të ndryshoj lukun, nuk më pëlqen të ndryshoj edhe në anë të tjera.

Keni frikë nga thinjat?

Jo, absolutisht. Është abuzuar edhe me këtë punën e thinjave. Pjekuri thonë, por kam miq të mi që janë thinjur që 20 vjeç. Është gjenetike.

Ju ka bërë njeri të mirë ky emision?

Jo, mua më kanë bërë njeri të mirë prindërit e mi. Mënyra se si më kanë rritur, edukuar. Ne jemi katër fëmijë, po të pyesësh njerëzit që na njohin, flasin për të tërë njëlloj, kështu që nuk është Bona e veçanta.

Ngjani me njëri-tjetrin?

Ngjajmë shumë.

Nga karakteri nga cili prej prindërve keni marrë më shumë?

Nga mami, është aq e fortë, sa edhe e brishtë.

Si e kuroni imazhin?

E kam dhe pak gjenetike, nuk është se ha shumë, por nuk jam e fiksuar. Nuk jam e kujdesshme dhe nuk është se kam orare./shekulli/