VIP Shqiptar

Xhemi Shehu: Vitet e ‘vështira’ në kolegjin e vajzave

Na ishte njëherë e një kohe një kolegjiste… Me fund të shkurtër me kuadrate, këmishë të bardhë, kollare të mëndafshtë, çorape të bardha mbi gju, (eh sikur!), me flokë të zinj që i derdhen supeve, sy të kaltër e të butë, por buzëqeshje djallëzore dhe…Hej stop!

Ç’ju thotë mendja?! Nuk është as Alicia Silverstone dhe as Liv Tyler në këngën “Crazy” të Aerosmith-ëve, të cilat mbajnë uniforma sensuale, braktisin shkollën, ngasin si të çmendura makinën në kërkim të aventurave pa fre. (more…)

Rozana Radi: Jam e lumtur me Mc Kreshen

I kishte humbur vëmendjes mediatike, por së fundmi këngëtar ja Rozana Radi i është rikthyer rrugëve të Tiranës dhe jo vetëm atyre, por edhe projekteve muzikore siç janë dy klipet e saj të cilët pritet të lançohen këto ditë.

Prej kohësh jeni shfaqur shumë pak në media. Çfarë ka ndodhur? (more…)

Drenusha Latifi: Lidhja ime, koha do te zbuloje gjithcka

Eshte nje nga vajzat me te bukura ne Kosove dhe per te gjithe meshkujt mund te jete nje enderr. Kjo eshte Drenusha Latifi, por nese dikush ka pasur shpresa se mund te lidhet me te, tashme kjo mundesi nuk ekziston, sepse Drenusha eshte ne nje lidhje.

Megjithese ne tentuam qe te merrnim vesh dicka me shume sa i perket dashurise se saj te re, ajo nuk u prononcua per emra te pervecem, duke thene se “kur te vije momenti do ta zbuloj”, por pranon faktin se eshte ne nje lidhje dhe per me teper te hapur, pasi ky eshte edhe statusi i saj ne “Facebook”. Por keto dhe shume te reja te tjera qe kane ndodhur ne jeten e Drenushes, ajo i ndan ne nje interviste per lexuesit e “Koha Tjeter”.

Keto dite eshte folur mbi nje lidhje tuaj te mundshme, si qendron e verteta?

Nuk dua qe te behem enigmatike, por as nuk do te doja qe te rrefeja gjithcka, mendoj se sa i perket jetes private dhe ndjenjave njeriu duhet te jete paksa i rezervuar dhe te mbaje edhe gjera per vete, te pakten per momentin. E verteta do te zbulohet me kohen.

Ju keni postuar disa foto ku tregohen dhurata te cmuara, cili ishte personi qe jua dhuroi?

Me vjen keq qe nga nje ane “Facebook” behet nje “spiun” i yni, sa i perket gjerave qe shihen. Sepse, per sa i perket te tjerave, sigurisht qe duhet prononcimi im dhe lidhur me pyetjen tuaj une po pergjigjem, ato jane akoma top sekret dhe detyrimisht edhe personi qe mi ka dhuruar mbetet i tille.

Momentalisht statusi juaj ne “Facebook” eshte “ne nje lidhje te hapur” qe do te thote?

Sa kembengules jeni ju gazetaret. Statusi im do te thote ….”Pikerisht ate qe kam shkruar, ne nje lidhje te hapur dhe sado qe te pyesni, une ende nuk do ta bej te ditur se per cfare flitet (qesh).

Gjate kesaj periudhe keni qene ne disa vende shume te bukura si ne MonteKarlo dhe ne Kane, gje qe e vertetuan edhe fotot e tua, cila ishte arsyeja e ketij turneu te mrekullueshem?

Ishte tamam ashtu sic u shprehet edhe ju, nje turne shume i bukur. Ato jane nga vendet me te bukura dhe mua mu dha mundesia qe t’i vizitoj. Mbi te gjitha, arsyeja kryesore ishte kureshtja per t’i pare keto vende, te cilat jane edhe nje mundesi shume e mire edhe per te kaluar disa dite pushime te shume te bukura.

Cila eshte stina qe pelqeni me se shumti dhe arsyen pse?

Po pergjithesisht me pelqejne te gjitha stinet e vitit, sepse secila ka specifiken e vet. Por, nese do te me duhej qe te zgjidhja, do te vecoja dimrin, sepse mendoj se eshte nje stine me e qete dhe me intime. Duke qene se kalojme me shume kohe brenda ne shtepi, me duket se ka shume me teper intimitet sesa ne stinet e tjera, ku nje pjese te mire te kohes e kalojme jashte dhe ne shoqerine e njerezve te tjere. Per me shume nuk i perballoj dot gjate temperaturat e larta…

Veshja juaj e preferuar per kete stine?

Por sic ju thashe edhe me lart, une nuk e duroj shume vapen dhe per kete arsye mundohem qe te zgjedh veshjet qe jane me te rehatshme e qe per mua jane veshjet sportive. E para, sepse njeriu mund te ndihet me rehat dhe, e dyta, ne kete menyre evitohen edhe perdorimi i takave te larta qe ne stinen e nxehta jane edhe me te lodhshme.

Do t’ju pelqente te benit pushime ne det apo ne mal?

Po kur eshte fjala per te bere pushime, une nuk kam shume pretendime, sepse vete fjala pushime presupozon dicka te mire dhe relaksuese. Pra, nuk mund t’i vecoj, pasi une bej pushime edhe ne mal edhe ne det, sepse me pelqejne te dy, sepse mund te organizosh gjera shume te ndryshme.

Mendoni se artistet ne nje fare menyre behen vete pre e gazetareve?

Nese e keni fjalen per publikimet e bera ne rrjetet sociale, une do te thosha se nuk e mendoj keshtu, pasi nuk jane vetem gazetaret miq ne “Facebook”. Aty publikohen me se shumti informacione per miqte qe i sheh pak me rralle apo te afermit dhe nuk besoj se artistet duan te behen pre me dashje. Kjo sa i perket artisteve ne pergjithesi, nuk mund te flas per ata artiste qe e kane ne nje fare menyre publicitet punen qe ju behet nga gazetaret dhe per kete nuk duhet te ndihen te cenuar, sepse ka plot menyra per te mos u bere pre e qe ta evitosh nese nuk do.

Cfare prisni ju nga stina e veres?

Duke qene se eshte nje stine e nxehte edhe une si te gjithe te rinjte besoj, pres shume dashuri, shume surpriza, sepse me pelqejne shume surprizat dhe qe kenga ime me e re te pritet sa me mire nga fansat e mi dhe nga te gjithe shqiptaret.

Dihet se vera sjell edhe shume krijime te reja, po ju a keni ne plan per te sjelle nje klip te ri kete sezon?

Sigurisht qe nuk do te mungoje ne tregun artistik kete vere edhe nje kenge dhe nje klip i imi i ri, te cilin jam duke e pergatitur dhe ende jam ne pune e siper. Nuk do te mungoja as kete vere, sepse cdo vit i kam vene synim vetes qe ne kete sezon kur degjohet muzikes me shume se ne cdo stine te vitit mendoj, te sjell dicka te re.

Si titullohet kenga dhe kur pritet ta lanconi se bashku me videoklip?

Kenga ime me e re do te titullohet “Futur Love” dhe mendoj se per 2 apo mbase 3 jave shpresoj se do te dale ne treg. Them shpresoj, pasi jo gjithcka varet nga ne, ne momentin qe puna jone mbaron fillon puna e montazhit dhe sigurisht qe disa gjera nuk varen nga ne…

Ne disa foto te publikuara se fundmi, duke per nje moment se keni ndryshuar ngjyren e flokeve, mos ndoshta do te beheni bionde?

Po, keni te drejte, pasi nuk eshte nje efekt dritash. Jam duke e ndryshuar ngjyren e flokeve, por duke qene se i kam pasur shume te erreta po mundohem qe t’i hap avash-avash, pra jam ende ne proces te hapjes se ngjyres dhe besoj se kete vit do te jem bionde per pak kohe.

A keni menduar se ku do t’i kaloni pushimet?

Po sic e keni vene re, mua me pelqejne shume pushimet dhe mbi te gjitha qe te udhetoj. Po ju them edhe dicka te vogel qe sapo jam kthyer nga Turqia. Nuk e di si do te jene angazhimet e mia verore neper koncerte te ndryshme, pasi kam marre disa oferta, dhe nje nder arsyet qe shkova tani per pushim ishte edhe kjo, se nuk e di kur do te shkoj prape me pushime. Por dicka eshte e sigurt se me siguri do te zgjedh nje vend shume te bukur.

Beatrix Ramosaj: Ju rrefej simpatine per mashkullin amerikan

Egoja qe ka per skenen e ka bere te jete nje nga emrat me te kerkuar ne boten e talenteve. Ajo eshte e re, e bukur, e talentuar dhe me se e gatshme per te perballuar me sukses skenen.

Kjo eshte kengetarja Beatrix Ramosaj, e cila ne nje interviste per “Koha Tjeter”, tregon rikthim e saj hot ne prag te sezonit veror bashke me nje klip, momentet femijerore te vecanta, pasionin per fotografine, si dhe simpatine per kengetarin Drake. Familja per Beatrixin eshte e shtrenjte, ajo ka qene mbeshtetja me e madhe per te. (more…)

Klajdi Haruni: Pas “Mamices”, femrat me gjuajne me shume

Nuk ka shume kohe qe eshte lancuar dhe eshte nje kenget me te degjuara dhe te klikuara te momentit. Behet fjale per kengen “Mamica”, e kthyer tashme ne fenomen, qe kendohet nga Klajd Haruni, dhe qe mban firmen e kompozitorit, Florian Mumajesi.

Ndonese eshte nje kengetar i ri, Haruni duket se do te radhitet perkrahe emrave te njohur te muzikes se lehte shqiptare. (more…)

Elvana Gjata rrëfen: Klipi “Gjaku im” dhe prapaskenat

Çdo projekt apo angazhim i saj në art, përkthehet gjithnjë me sukses. Bëhet fjalë për këngëtaren e mirënjohur, Elvana Gjata, e cila kohët e fundit nxorri në treg këngën e saj “ Gjaku im”. Si çdo këngë edhe ky projekt i ri i saj, është pëlqyer shumë nga publiku.

Duke e cilësuar atë si nga projektet e saj më të mira, Elvana shprehet se, kjo këngë trajton një temë që ka e shqetësuar vërtet mendjen dhe zemrën e saj. Këngëtarja thotë se, këtë këngë e ka interpretuar me aq ndjenjë, saqë nga duart e saj të lidhur me zinxhirë, ka dal vërtet gjak. (more…)

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.