VIP Shqiptar

Ingrit Gjoni flet për dashurinë…është lutur për të apo i janë lutur?

22“Sa më larg” është titulli i projektit të saj më të fundit në muzikë…

Një klip që na kthen pas në kohë, në prezantimin e parë të Ingrit Gjonit me një videoklip. Sërish flokë të lagur, një look i thjeshtë dhe interpretim shumë i mirë; këngë me ritme të dëgjueshme, tekst që mësohet lehtë dhe voila, kaq mjafton për të sjellë si barazim suksesin. Në këtë intervistë Gjoni tregon se si lindi ky projekt, çfarë do të ketë pas tij, si do të jetë për të vjeshta dhe si reagon i biri kur dëgjon këngët e saj…

Ingrit ke ardhur në versionin bardhë e zi, me flokët e lagur, shumë seksi… Idetë për videoklipe vazhdojnë të jenë të tuat apo jo?

Idetë fillestare janë të miat, rrugës përpunohen nga bashkëpunëtorët që janë profesionistë të fushës për të arritur tek rezultati final që ju e shihni.

Po djali që i lutesh në gjunjë kush është?

Është një model, i zgjedhur nga produksioni për të realizuar rolin.

Sa herë keni qeshur teksa xhironit skenat?

(Qesh) Shumë herë… Edhe tani kur kujtoj episode më vjen për të qeshur.

Ti je shumë detajiste, a je e kënaqur me punën tënde të fundit?

Mendoj që është realizuar një videoklip shumë i mirë nga “Max Production” dhe një këngë fantastike nga Elgit Doda që ka bërë muzikën dhe Alban Ramosaj që ka shkruar tekstin, ndaj nuk kam pse të mos jem e kënaqur.

Kënga “Sa më larg” flet për një dashuri që ka mbaruar? Ti beson se dashuritë mbarojnë përfundimisht?

Mendoj që po. Por kjo nuk ndodh me dashuritë e mëdha, ato janë të destinuara të jetojnë përgjithmonë.

Ingriti është nga ato që lutet për dashuri, apo është mësuar që ta lusin?

Në një marrëdhënie që të funksionojë siç duhet, duhet që edhe të lusësh ndonjëherë. Por sigurisht, më së shumti më kanë lutur.

Po Paridi e pa videoklipin? I pëlqeu? I këndon ai nëpër shtëpi këngët e mamit?

Po, Paridi është testi i parë për të mësuar nëse kënga do të ketë apo jo sukses. Nëse i fiksohet atij ritmi dhe fjalët, është e padiskutuar që do të pëlqehet edhe nga masa. Edhe me këngën e fundit, kështu ndodhi.

Ingrit ku të ka gjetur tetori? Për pushime ç’bëre?

Pushimet këtë vit ia kushtova plotësisht Paridit. Qëndruam gjatë në shtëpinë që kemi në Sarandë dhe kemi shëtitur shumë nga plazhet e Jugut. Tetori më ka gjetur të angazhuar me punë e koncerte në Shqipëri e Diasporë. Po punoj për tre këngë të reja, që do të jenë bashkëpunime.

Në verë fitove shumë lekë me koncertet?

Fitova aq, sa për të plotësuar çdo dëshirë timen dhe të djalit tim, që më besoni janë kaq shuuuumëëë (qesh). Vera shkoi mirë, nuk duhet të qahem. Jam mësuar të jem mirënjohëse.

Tani në këtë periudhën tetor-dhjetor, që besojmë është më e vakët sa i takon koncerteve, si e kalon?

Nuk është e vërtetë, në këtë periudhë ka shumë organizime për shqiptarët në Diasporë dhe jam goxha e angazhuar. Janë festat e nëntorit dhe festat e fundvitit… Por në periudhat me më pak angazhime i kushtohem Paridit, familjes dhe shoqërisë sime. Shpenzoj shumë kohë me ta.

Të pëlqen të rrish në shtëpi, të pastrosh, të gatuash? Kur ka qenë hera e fundit që e ke bërë?

Jo dhe aq… Më pëlqen të gatuaj, sidomos për familjen dhe miqtë, por me punët nuk kam ndonjë raport të shkëlqyer. E urrej rrëmujën, vërtet, por është një zonjë që kujdeset për mirëmbajtjen e shtëpisë.

Kur do t’i dëgjojmë e shohim këngët e videoklipet e reja?

Shumë shpejt. Prisni vetëm pak./ revistawho.com

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.