Pas prezantimit të këngës së fundit “Më fal”, në të cilën shfaqej me flokë të shkurtër, Ingrid Gjoni, ja ku vjen me imazhin e ri. Përsëri flokë të gjatë.

“Janë më komodë në skenë”, – tregon këngëtarja, që gjatë kësaj kohe ka edhe performancat më të shumta, kjo për shkak të sezonit veror dhe koncerteve të shumta në të cilat merr pjesë.

Në këtë foto ajo duket duke kërcyer në ditëlindjen e Afërditës, ku ka preferuar të vijë e vetme pa të dashurin e saj, Gentin.

Edhe pse në disa gazeta është spekuluar se këngëtarja është vetëm, kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi Gjoni po shijon marrëdhënien e saj të dashurisë, të nisur mbi dy vjet më parë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here