VIP Shqiptar

Filmi i Jolie dështon në Beograd

Shtypi serb ka ironizuar dje shfaqjen e premierës së filmit të Angelina Jolie, një film mbi tmerret e luftës në Bosnje, dhe e kanë konsideruar tërësisht “armiqësor” dhe “anti-serb”.

Komentet e mediave erdhën pasi prodhimi kinematografik u ndoq mbrëmjen e djeshme jo më shumë se nga 40 persona, në katër salla të ndryshme kinemash të Beogradit. (more…)

“Ezelo-mania” në Shqipëri “konkurron” edhe “Champions League”

Ezel është një dramë rreth dashurisë, miqësisë, tradhtisë dhe hakmarrjes dhe tani…një fenomen televiziv me miliona shikues në mbarë globin. I shitur në mbi 60 shtete dhe numri sa vjen dhe rritet, Ezel transmetohet ekskluzivisht në “Klan” nga e hëna në të enjten, në prime-time në ora 20:05.

Një prodhim madhështor me aktorët më të mirë turq dhe fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare për aktorët, regjinë, skenarin, fotografinë, montazhin,  kolonën zanore më të mirë dhe mbi të gjitha si seriali dramatik turk më i mirë i vitit 2011. (more…)

Filmi “Cezari duhet të vdesë” triumfon në Berlinale

Kur presidenti i jurisë ndërkombëtare në edicionin e 62-të të Berlinales, Mike Leigh, në ditën e parë të festivalit kishte thënë se “është koha për valën e filmit evropian”, shumëkush e kishte menduar vetëm si deklaratë. Një javë më pas, të gjithë u binden se fjalët e Leighit kanë dashur të thoshin diçka për fituesin.

”Kur themi film evropian, nënkuptojmë diçka të mençur e me kapacitet të madh intelektual. Filmi fitues është tamam kështu”, e ka komentuar Leigh filmin italian “Caesar Must Die” nën regji të vëllezërve Paolo e Vittorio Taviani, raporton sot Koha Ditore. Filmi i tyre, të shtunën mbrëma, është shpallur më i miri i edicionit të 62-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin. Filmi që tenton të tregojë universalitetin e gjuhës së Shakespeare, nëpërmjet vendosjes së aktorëve në pozicione që u duhet të kërkojnë rolin e tyre e që realisht është i pamundur, ka marrë trofeun më të vlerësuar të festivalit, “Golden Bear”.

Çmimin e dytë më të rëndësishëm të festivalit, “Silver Bear” që njihet si çmimi i madh i jurisë ka shkuar tek ai nën regji të Bence Fliegaufit “Just The Wind”, një bashkëprodhim mes Hungarisë dhe Gjermanisë. “Ariun e Argjendtë” për regjisorin më të mirë e ka marrë Christian Petzold për filmin “Barbara”. Të njëjtin çmim për aktoren më të mirë e ka rrëmbyer Rachel Mwanza për rolin e saj në filmin “Rebelle” nën regji të Kim Nguyen, ndërsa kolegu i saj Mikkel Boe Folsgaard është nderuar si aktori më i mirë për rolin e tij në filmin nën regji të Nikolaj Arcelit “A Royal Affair”. I njëjti film është vlerësuar nga juria edhe me çmimin “Silver Bear” për skenarin më të mirë. Çmimin e kanë marrë skenaristët Nikolaj Arcel e Rasmus Heisterberg.

Në ceremoninë përmbyllëse të edicionit të 62-të të Berlinales është ndarë edhe çmimi “Alfred Bauer Prize” që jepet në nderim të themeluesit të festivalit për filmat më inovativ që këtë vit i ka takuar filmit “Tabu” nën regji të Miguel Gomes, ndërsa çmimi special “Silver Bear” i ka takuar filmi francez “Sister” nën regji të Ursula Meierit.

Filmi më i mirë i shkurtër i këtij edicioni të Berlinales është shpallur ai me regji të Joao Salaviza “Rafa” që flet për një adoleshent që po e kalon një fazë të zorshme të jetës së tij. Në vlerësimin e jurisë thuhet se filmi ofron një pamje magjepsëse të një periudhe që portretizon një djalosh në prag të burrërisë.

Juria e kategorisë së filmave të shkurtër ka ndarë çmimin special “Silver Bear” filmit “The Great Rabbit” nën regji të Atsushi Wadas, teksa me mirënjohje speciale e ka nderuar regjisoren Guile Martins për filmin e saj “Licuri Surf”. E njëjta juri ka vendosur që filmi “Two ships” nën regji të Justine Trietit të nominohet për “European Film Awards 2012”.

Çmime u janë dhënë edhe filmave që u kushtohen gjeneratave të reja. Çmimi “Ariu i Kristaltë” për filmin më të mirë në këtë kategori i është dhënë filmit nën regji të Olivia Silverit “Arcadia”.

Filmi më i mirë debutues është shpallur “Kauwboy” që ka qenë pjesë e kategorisë “Generation Kplus”, teksa me mirënjohje speciale është nderuar filmi nën regji të Emin Alper, “Beyond the Hill”.

Aniston në komedi të re

Pavarësisht faktit që është shtatzëne, ish aktorja e mega serisë të njohur “Friends” nuk ndalet me planet e saja të punës. Ajo është angazhuar të aktroj në dramën e re komike “Miss you alraedy”.

Ajo e njohur sipas roleve romantike, vendosi që ta zgjeroj horizontin e saj duke shtuar pak dramë në të. (more…)

Filmi i ri i Klint Istvud me Justin Timbërlejk

Këngëtari dhe aktori Justin Timbërllajk, pas rolit në filmin e suksesshëm “The social Network” ka fituar angazhim në edhe një realizim potencial në filmin “Trouble with the Curve”.

Më saktë, ky është projekti i ri i regjisorit dhe aktorit Klint Istvud. Sipas magazinës amerikane “Variety”, në film përshkruhet jeta e një bejsboll lojtarit të ri, të cilin e aktron Justini, dhe gjuetari i vjetër i talenteve të cilin e luan edhe vetë regjisori. (more…)

Catherine Zeta Jones në filmin e ri të Stiven Soderberghut

Pas filmit të suksesshëm “Contagion”, regjisori Steven Soderbergh nuk ndalet me xhirime, ndërsa me tematikë të njëjtë vazhdon edhe në filmin e ri “Side effects”. Në projektin e ri ai ka zgjedhur aktoren e famshme Catherine Zeta Jones për rolin kryesor.

Filmi “Side effects” është film psikologjik, ndërsa aktorja do të ketë rolin e mjekes. Për aktoren e famshme ky do të jetë bashkëpunimi i tretë me Soderberghun, pas filmave të suksesshëm “Ocean Twelve” dhe “Traffic”. (more…)

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.