Faqja moviemistakes.com ka publikuar një listë me filmat e vitit 2011 ku ka më shumë gabime. Fituesi është “Transformers 3” me 58 gabime. Gjatë 154 minutave, në këtë film janë bërë gabime të shumëllojshme duke filluar që nga skenari, garderoba, konteksti historik etj.
Një nga gafat më të komentuara është në fillim të filmit, ku personazhi Carly, i interpretuar nga aktorja Rosie Huntington-Whiteley, po ngjit shkallët me një pelerinë të bardhë, por kur kamera ndërron plan, pelerina zhduket. (more…)
Aktorja e njohur Arta Dobroshi nga viti i ardhshëm do të kalojë më shumë kohë në Kosovë. Por jo për qejf. Ajo do të nisë realizimin e filmit të metrazhit të gjatë që do të realizohet në Kosovë. “Mitrovica” titullohet filmi me skenar e regji të Daniel Mulloyt
“Kam vendosur që të bëj një film të metrazhit të gjatë në Kosovë. Do të jetë një film krejt kosovar”, ka thënë ajo për “Kohën Ditore”. (more…)
Filmi klasik “Some Like It Hot” së shpejti do të filloj të xhirohet përsëri. Filmi legjendar i vitit 1959 ka mbledhur rreth vetes një ekip të madh. Në rolin kryesor atëbotë ka luajtur Marilyn Monroe, Tony Curtis dhe Jack Lemmon.
Thuhet se në rolet udhëheqës të ri-xhirimit do të jenë Jude Law dhe Robert Downey Jr, të cilët kishin punuar tashmë së bashku në filmat e “Sherlock Holmes”. (more…)
Aktori i Holliwoodit, Brad Pitt që një kohë të gjatë ka flokë të gjata, por kryesisht në rregull dhe duken bukur, por si fotografitë e fundit që janë bërë. Brad ka nderua adhuruesit e tij me frizurën e re që duket se ka futur gishtin në prizmat e rrymës.
Brad Pitt kohët e fundit është paraqitur për revistën “New York Times Magazine” me frizurë të pazakontë. Brad duket se e ka goditur rryma dhe fotografi ishte në gjendje për ta kapur atë moment. (more…)
Tom Cruise ka çuar “Mission Impossible” në Dubai. Aktori protagonist i filmit dhe ekipi realizues i episodit të katërt të misionit të pamundur kanë parakaluar në tapetin e kuq të premierës botërore të filmit në vendin, ku edhe është realizuar pjesa më e madhe e filmit.
Filmi “Mision i pamundur” e ka nisur rrugëtimin e tij në vitin 1996 me episodin e parë duke ndjellë miliona fansa në të gjithë botën që në nisje të tij. Regjisori i filmit, Brad Bird ka treguar nga premiera e episodit të katërt që vendosën të vijonin filmin pikërisht sepse fansat e kërkuan këtë gjë. Por për të kjo është edhe një përgjegjësi shumë e madhe. (more…)
Bradley Cooper ka njoftuar se vazhdimi i tretë i filmit “The Hangover” është duke u shqyrtuar aktualisht nga regjisori Todd Phillips, ndërsa xhirimet e tij pritet të fillojnë në vjeshtën e ardhshme.
Aktori, i cili në dy filmat e parë ka luajtur rolin e Phil, ka thënë se do t’i pëlqente që të punojë edhe në vazhdimin e tretë të komedisë. (more…)