Pas 19 ditësh të shfaqjes nëpër kinematë botërore, blockbusteri amerikan “The Avengers” tashmë ka realizuar të ardhura prej një miliard dollarësh dhe në këtë mënyrë është barazuar me Avatarin dhe vazhdimin e fundit të Harry Potterit.
Super heronjtë gjatë fundjavës kanë fituar rreth 200 milionë dollarë në arkat e kinemave në mbarë botën (103 milionë në Amerikë dhe 95 në pjesën tjetër të botës), si dhe në listën e rekordeve që janë thyer dhe qysh tani mund t’i jepet titulli “Filmi që më së shpejti arkëtoi 300 milionë dollarë në tregun e brendshëm” (në vetëm nëntë ditë). (more…)
Më shumë se katër orë para premierës, Policia e Kosovës ka pastruar nga makinat rrugën që çon për në Kinemanë ABC. Madje kishte dhënë edhe gjoba gjë që nuk ndodhë shpesh.
Aty u shtrua edhe tepihu i kuq. Nëpër të nuk parakaluan yjet e filmit “In the Land of Blood and Honey” e as aktorja me nam Angelina Jolie, regjisore dhe skenariste e filmit. (more…)
Komedia romantike “Think like a Man” ka triumfuar për herë të dytë në arkën filmike, duke grumbulluar gjithsej 18 milionë dollarë nga shitja e biletave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.
Njoftimin e ka bërë studioja realizuese e filmit, “Sony Corp”, të dielën.
(more…)
Pas gati tetë vjetëve ka përfunduar xhirimi i serisë “Dr. House”. Një nga seritë më të mëdha amerikane kohët e fundit e ka bërë yll botëror aktorin britanik, Hugh Laurie.
Ditë më parë aktorët u mblodhën në qilimin e kuq në nder të përfundimit të xhirimit të hit serialit. “Në përgjithësi, unë jam shumë i keq kur vjen puna për përshëndetjet. (more…)
Filmi “90 minutes – Das Berlin Projekt” ku aktori i mirënjohur Blerim Destani luan rolin kryesor do të shfaqet si premierë botërore në kuadër të Festivalit “Achtung Berlin” .
Përkrah Blerim Destanit në role tjera paraqiten aktor me famë botërore siç janë: Udo Kier, Nicolette Krebitz, Richard Sammel, Werner Daehn etj. (more…)
Lady Gaga dhe Justin Bieber do të kenë role të vogla në vazhdimin e tretë të filmit “Men In Black”.
New Musical Express transmeton se regjisori Barry Sonnenfeld ka konfirmuar se dy këngëtarët do të paraqiten si jashtëtokësorë në këtë film. (more…)