VIP Shqiptar

Ilir Shaqiri: Kete vit do te kete me shume lufte ne Dancing

Ilir, riktheheni për të tretën herë në Shqipëri. Ç’do të thotë kjo për ju?

Emocionet e mia i thashë edhe mbrëmjen e spektaklit. Për mua treshi është një numër perfekt. Besoj se do të jetë viti më i mirë nga dy të tjerët. Sivjet “Dancing with the stars” vjen ndryshe. Kanë një sërë gjërash të reja si në skenar, regji etj.

Si po ju duket anëtari i ri i jurisë, z. Alfred Kaçinari?

Dje që e dëgjova ishte shumë i saktë. Ai është një person i jashtëzakonshëm dhe ka njohuri të vyera për artin, për muzikën. Opinionet e tij ishin njëlloj me të miat në disa raste. Mënyra sesi komentonte ishte shumë në rregull.

Si të duken konkurrentët sivjet?

Konkurrentët më pëlqejnë shumë, sidomos femrat. Ka një përzgjedhje më interesante këtë vit. Nga meshkujt më surprizuan Foto Strakosha dhe Bujar Kapexhiu. Sigurisht që në vazhdim ka për të bërë shumë punë. Megjithatë dua të them se kualiteti në përgjithësi i konkurrentëve është shumë i lartë, ka shumë brumë. Mendoj se me këto cilësi show është i garantuar. VIP-at kanë më pak konfidenca me njëri-tjetrin dhe për këtë arsye mendoj se do të ketë më shumë luftë. Janë më të rezervuar me njëri-tjetrin.

Si do të jenë pikët tuaja sivjet? Çfarë notash do të vendosni më shumë?

Unë vlerësoj në bazë të asaj që më godet. Kur diçka më godet atëherë edhe vlerësimi im do të jetë maksimal. Megjithëse kam dëshirë të vendos vetëm 10-ta (qesh).

Artistët në Backstage

Emocionet e “Dancing with the stars” kanë përfshirë gjithë konkurrentët dhe ne kemi mundur të kapim disa prej tyre përpara hyrjes së tyre në pistën e vallëzimit. Disa janë të emocionuar e disa të tjerë duken të shqetësuar. Më poshtë do të kemi foto të disa prej tyre të kapur në momente jashtë skenës.

Zhaku “qan” nga emocionet apo pikët e ulëta?

Zhaku një nga konkurrentet e këtij edicioni është kapur në këtë me një fytyrë të trishtuar. Nuk e dimë nëse Zhaku po qan nga emocionet apo pikët e ulëta që ajo mori pas një kërcimi të bukur me balerinin e saj simpatik, Simone. E vetmja gjë që mund të themi për Zhakun është se ajo dje vërtet që ka fituar shumë fansa të rinj me një kërcim aq ekspresiv.

Strakosha i bindur që edhe këtu do shënojë

Foto Strakosha vërtet që shënoi gol mbrëmjen e së enjtes në DWS. Ai i habiti anëtarët e jurisë sesi një futbollist mund të kërcejë aq bukur, pa ia pasur fare haberin muzikës apo kërcimit. Fotoja këtë siguri që e ka pasur në fushë kushedi sa herë po e demonstron edhe në këtë skenë kërcimi. I qeshur ai shihet nën shoqërinë e Anjeza Majës, e cila mesa duket ka nevojë për pak nga siguria e Fotos.

Vedati mezi pret të mbarojë

Ka humbur goxha kile këngëtari Vedat Ademi duke marrë leksione danci. Megjithatë, edhe pse i mësuar me jetën e natës, ai në këtë foto siç duket mezi po pret të mbarojë e gjitha. Duket i lodhur në fakt këngëtari i dashur i publikut shqiptar pas një performance impenjative që ka bërë.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.