Helena Christense: Më pëlqen të rrezikojI ka mbushur 47 vjet, por kjo nuk e ka zmbrapsur bukuroshen e modës, Helena Christensen. Edhe përkundër këtyre viteve, ajo ka marrë guximin që të paraqitet gjysmë e zhveshur për mediat amerikane, ku ka zbuluar se ende ka një trup të përkryer, duke përfshirë gjinjtë dhe vithet.

E preferuara e meshkujve për shumë vite, nuk ka pasur aspak turp që të tregojë atributet e saj kryesore, por ka dashur edhe të dëshmojë se vitet nuk kanë lënë aspak gjurmë në trupin e saj.

Dhe vetë bukuroshja ka deklaruar se është një femër aventuriste, e cila e pëlqen që të rrezikoj kur ka të bëjë me ekspozimin e trupit, por edhe me gjëra tjera. “Qysh si adoleshente kam qenë një vajzë e guximshme, e cila nuk ka ngurruar të rrezikoj për ta nxjerr veten në pah. Dhe ai guxim më ka përcjell tërë jetën. Ka ndodhur shpesh që ta teproj me veprimet e mia, por kam qenë një vajzë e tillë e cila nuk ka menduar shumë për pasojat”, ka rrëfyer Helena.

Duke folur për seancën e fundit të fotove, ajo ka deklaruar se është dashur të mendojë mirë para se të vendosë, pasi ka marrë parasysh edhe moshën që ka, por pasi ka arritur të mbajë trupin në top-formë, në fund ka dhënë bekimin.

“Nuk është e lehtë për një femër që në këtë moshë të marrë guximin dhe të paraqitet gjysmë e zhveshur. Falë Zotit kam arritur të mbaj trupin tim në top-formë dhe kjo ka lehtësuar gjërat. Një mbështetje dhe inkurajim të madh e kam pasur edhe nga i dashuri im, i cili më bindi se mund t’ia dalë kësaj. Dhe për ta mbajtur një trup në formë në këtë moshë, nuk është një punë e lehtë, por unë vazhdoj të ushtroj dhe të kujdesem për atë se çfarë ha ashtu siç kam bërë edhe kur kam qenë në të 20-at”, ka shtuar Helena, e cila vite më parë kishte refuzuar një milion dollarë për t’u paraqitur e zhveshur në revistën erotike “Playboy”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here