VIP Shqiptar

“Hary Potter” dhe “Drive” udhëheqin nominimet e Empire

Trilleri i Ryan Gosling “Drive” dhe filmi i fundit i Harry Potter udhëheqin nominimet për Empire Awards2012.

“Drive” ka marrë pesë nominime, me Gosling dhe partneren e tij në film Carey Mulligan, të dy duke u nominuar për shpërblimin aktori/aktorja më i/e mirë, ndërsa “Harry Potter and the Deathly Hallows: Part 2” po ashtu ka marrë pesë nominime.

Të dy filmat do të garojnë për shpërblimin e filmit më të mirë, së bashku me “The Girl with The Dragon Tattoo”, “Rise Of The Planet Of The Apes” dhe “Tinker Tailor Soldier Spy.”

Daniel Radcliffe do të garojë me Gosling për aktorin më të mirë, së bashku me Daniel Craig (The Girl With The Dragon Tattoo), Gary Oldman (Tinker Tailor Soldier Spy) dhe Andy Serkis (Rise Of The Planet Of The Apes), ndërsa Mulligan është në garë me Olivia Colman (Tyrannosaur), Rooney Mara (The Girl With The Dragon Tattoo), Michelle Williams (My Week With Marilyn) dhe Meryl Streep, e cila para pak kohe ka marrë shpërblimin Oscar për performancën e  saj në “The Iron Lady”.

Shpërblime votohen nga lexuesit e revistës dhe do të ndahen në ceremoninë që do të mbahet në Londër, më 25 mars.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.