albanskenderajVetëm pak ditë pasi që i morën faqen zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’ këngëtares Rona Nishliu, cak i hakerëve ka qenë këngëtari nga Shqipëria Alban Skenderaj.

Faqja zyrtare e menaxhuar nga Albani për vjet me radhë, tashmë është ‘rrëmbyer’ nga hakerët të cilët i kanë marrë këngëtarit një ‘fan page’ me rreth 77 mijë anëtarë. Kështu të paktën ka bërë me dije e dashura e tij Miriam Cani parmes rrjeteve sociale, ndërsa ka lutur fansat e të dashurit të saj të bëhen pjesë e një faqes tjetër zyrtare, që këngëtari tashmë ka hapur.

“Të dashur miq! Kjo është e vetmja faqe zyrtare e Alban Skëndraj, pasi një haker na e ka vjedhur faqen me 77 mijë anëtarë. Kjo do të deklarohet edhe të dielën ‘live’ në emisionin e ‘X Factor Albania’. Nga ky moment kjo do të jetë e vetmja faqe e administruar nga Albani. Bëhuni pjesë dhe shpërndajeni kudo”, ka shkruar këngëtarja, duke publikuar faqen e re.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here