Pak përpara natës finale së edicionit të 20-të të “Kënga Magjike” këngëtarja Ronela Hajati ka falenderuar të gjithë personat që e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj të gjatë në muzikë.

“Jam rritur në skenë dhe synimi im i vetëm ka qenë të bëj publikun për vete. Kurrë nuk kam konkurruar diku me qëllimin të fitoj çuditërisht…Unë ju kam fituar ju. Siç e kam ndjerë çdo herë. Kjo është e pakrahasueshme me çdo lloj kupe. Ju dua me zemër që keni qenë e vetmja gjë ku jam kapur edhe në momentet më të vështira e atëherë kur kam dashur të heq dorë. Faleminderit përgjithmonë, Ronela”, përfundon këngëtarja në rrjete sociale./Gazeta Express/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here