Megjithëse po pret fëmijën e dytë, duket se pas kaq vitesh nga bërja mama për herë të parë, përsëri emocionet janë të mëdha.

Të gjithë ishin kuriozë si do të dukej, a ka marrë peshë? Ka qenë vetë këngëtarja Gjyste Vulaj, e cila ka publikuar dje në faqen e saj në Facebook, disa foto me mbishkrimin”, në muajin e gjashtë të shtatzënisë” duke shuar kështu kuriozitetin e fansave të saj.

Duket se ajo ka ditur t’i ruaj deri tani linjat, dhe këtë e tregojnë edhe fustanet e shkurtë dhe seksi që Gjystja mund t’i veshë ende, e për më tepër të duket bukur. Ashtu si shumë nga femrat vip, edhe ajo nuk ka mundur t’i rezistojë dëshirës së madhe për të bërë foto me barkun jashtë.

Megjithëse nuk e ka bërë si foto më vetë, por një grup fotosh, në njërën nga fotot Gjystja, është vetëm me të brendshme duke treguar barkun e saj, që është i dukshëm tashmë. Ajo ende nuk ka bërë të ditur gjininë e fëmijës që pret dhe ne i urojmë që këtë herë të bëhet me një djalë./indeksonline/.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here