Dy nga këngëtarët më me zë të tregut shqiptar Gena dhe Ermal Fejzullahu kanë qenë të ftuar në programin ‘Pro Shqip’ në Top Kosova Radio, ku kanë treguar arsyen se pse shihen bashkë këto ditë më shumë se kurrë.

Ata sapo ishin kthyer nga studio e Florent Boshnjakut ku kanë regjistruar një duet me tekst të Avni Qailit dhe që na kanë treguar që do të jetë një super hit i kësaj vere.

Ndërsa, të pyetur se më kë do të donin të bashkëpunonin me ndonjë nga femrat e estradës, Gena për Kosovë ka thënë se do ti pëlqente me Dafina Zeqirin, e ndërsa Ermali për Tiranë ka thënë se do t’i pëlqente me Elvana Gjatën.

Kënga e tyre e re pritet shumë shpejt të ketë edhe një video, por aq të përshtatshme me stinën e nxehtë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here