Mbretëresha e muzikës pop, Madona nuk e ka fshehur në asnjë moment simpatinë dhe mbështetjen për presidentin aktual të SHBA-ve, Barak Obama, madje ajo ka bërë edhe një tatuazh të madh në kurriz me emrin e tij.

Por këtë radhë, zelli i këngëtares për ta mbështetur kandidatin për zgjedhjet e reja në Shtëpinë e Bardhë rrezikon të kthehet në një gafë që do të përdoret kundër presidentit Obama.

Gjatë një koncerti në Washington, ku nuk harroi t’u bënte thirrje fansave që të votonin për Obamën në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor, Madona e ka quajtur presidentin e SHBA “mysliman të zi”.

Përkufizimi i këngëtares pop ka sjellë menjëherë reagime të shumta në ueb, qoftë për faktin se nuk rezulton që Obama të jetë mysliman, qoftë edhe për faktin se në këtë mënyrë e përshkruajnë gjithmonë kundërshtarët e tij politikë republikanë, për të kritikuar politikën e tij të jashtme.

Me pak fjalë, Madona këtë radhë duket se nuk e ka ndihmuar fare Obamën, përkundrazi ka gjasa t’i ketë prishur punë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here