Genta IsmailiFotoja e cila këto ditë ka qarkulluar dhe është cilësuar si skandaloze, është ajo e këngëtares Genta Ismajli gjatë fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike. Është kjo foto në të cilën këngëtarja shihet duke treguar më shumë seç duhet prej pjesëve intime të saj.

E në lidhje me këtë menaxheri i këngëtares, Ademi, për gazetën Tribuna ka thënë se është një montim i radhës. Sipas tij, kjo foto si shumë të tjera janë montazh të cilat kanë për qëllim dëmtimin e këngëtares, sidomos tash pasi që Genta haptas është deklaruar si mbështetëse e partisë së djathtë.

“Është një foto e Gentës por e montuar. Kjo foto është një montazh si shumë foto tjera që ia kanë bërë Gentës. Është dikush që po dëshiron ta dëmtojë Gentën duke i bërë kësi lloj montazhash”, ka bërë të ditur menaxheri i këngëtares.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here