VIP Shqiptar

Fotografimi nudo, pasioni i Rezartës?

Rezarta Shkurta është cilësuar nga mediat shqiptare si një artiste që joshet pas fotografimit nudo.

Këngëtarja vitin që po lëmë prapa publikoi disa fotografi të reja ku ajo shfaqet e tëra e zhveshur, duke fshehur vetëm pjesët intime. Ajo edhe më herët kishte pozuar në foto seksi dhe erotike, por fotot e poshtme janë hera e parë që ajo nuk vendos asnjë leckë në trupin e saj.

Në njërën nga fotot e publikuara këngëtarja ka pozuar vetëm me një çarçaf të hedhur shkujdesur në disa nga pjesët më intime të trupit. Në një foto tjetër nudo Rezarta duket e shtrirë në rërë me asnjë mbulesë rreth trupit, duke lënë vetëm pjesët intime nën hije.

Rrezarta që më herët kishte shfaqur pasionin e saj jo vetëm për t’u fotografuar, por edhe për të bërë foto. “Një ndër pasionet më të mëdha në jetën time është të fotografoj. Më duket sikur ndalon koha dhe ai kujtim, ajo shkrepje, do të mbetet në përjetësi”, ka thënë këngëtarja për mediat shqiptare.

Ajo ka realizuar seri fotografish profesionale edhe të kolegëve të saj, ndër të cilët edhe Big Basta e Redon Makashi, ndërsa ka realizuar edhe foto erotike për bukuroshet si Anxhelina Hadërgjonaj dhe Beatrix Ramosaj.

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.