VIP Shqiptar

Florida Sala, modelja që guxon te pozoje lakuriq

florida-salaAjo është e vetëdijshme për bukurinë e saj fizike, ndihet seksi, ndaj nuk heziton të provokojë përpara aparatit fotografik. Modelja 23-vjeçare nga Vlora, është fotografuar nga Juxhin Kurti thuajse tërësisht e zhveshur. Me format e rrumbullakosura, Florida Sala ka realizuar një set fotografik të nxehtë, duke na kthyer sërish në ditët e plazhit. Ajo ka pozuar në rërë, krejtësisht nudo ose e veshur vetëm me tanga.

Me këto foto, modelja vlonjate na tregon se edhe në Shqipëri, tashmë modelingu është kthyer në profesion të mirëfilltë dhe ditët e kalendarëve nudo aq të famshëm nëpër botë, nuk janë larg. Megjithëse për të realizuar set-e të tilla në vendin tonë duhet ende guxim, dhe Floridës nuk i mungon aspak.

florida1

florida7

florida3

florida4

florida5

 

florida6

florida8

florida-sala

Miley Cyrus kalon kufijtë

cyrus-topiËshtë kritikuar shumë kohët e fundit për setet fotografike provokuese dhe për performancën e saj në MTV Video Music Awards, por kësaj radhe Miley Cyrus ka kaluar çdo kufi të mundshëm. 

Këngëtarja 20-vjeçare ka vendosur që të shfaqet krejtësisht nudo në videoklipin e këngës së saj më të re me titull ‘Wrecking Ball’.

Pas strofave të para tepër romantike, Cyrus kalon në aksion duke bërë atë që di të bëjë më mirë: të provokojë, të zhvishet dhe të lëpijë objekte të ndryshme.

 

cyrus-topi1

cyrus-topi2

cyrus-topi3

cyrus-topi4

Vetëm në ditën e parë, ky videoklip ka pasur 12.3 milionë klikime dhe sigurisht që nuk është muzika e Cyrus ajo që tërheq.

Beyonce-Jay Z. ndërrojnë jahtin me barkën me rrema

jayz-1009lajmiBeyonce dhe Jay Z. kanë dokumentuar në mënyrë të përditshme turin e tyre europian të pushimeve në rrjetet shoqërore si “Tumblr” dhe “Instagram”. 

Megjithatë, për herë të parë që prej mbërritjes në Detin Mesdhe me jahtin e tyre, çifti i këngëtarëve shfaqi një thjeshtë të pazakontë.

Në vend të jahtit, këngëtarja pop dhe reperi me famë ndërkombëtare, u fotografuan në një barkë të thjeshtë me rrema.

Në çdo rast, ky ishte vetëm një devijim i shkurtër, në pushimet që siç dëshmojnë fotot e publikuara prej tyre, janë realizuar midis një luksi të shfrenuar.

jayz1

jayz3-1009

jayz2-1009

jayz4-1009

jayz5-1009

jayz6-1009

jayz7-1009

jayz8-1009

 

Natë vere në Elbasan (foto)

Natë vere në Elbasan (foto)Edhe pse shiu kishte nisur të bjerë gjatë gjithë ditës se djeshme, nata e mbremshme ka sjellë një tjetër atmosferë në qytet. Pa perënduar mirë dielli, me qindra qytetarë kanë dalë në sheshin para portës së Kalasë për të ndjekur aktivitetet kulturore të iniciuara nga bashkia e qytetit.

Aktivitetet kanë nisur me një koncert të Qendrës Kulturore të Fëmijëve, i cili do të vijojë me këngë dhe valle të Ansamblit “ Isuf Myzyri“, ndërsa rreth orës 23.00 këngëtarja e madhe cigane me famë botërore, Esma Rexhepova eshte ngjitur në skenën e improvizuar në qendër të qytetit.

Mbreme i gjithë qyteti ka festuar ardhjen e Ditës së Verës, nën ritmin e këngëve popullore të Shqipërisë së Mesme nga këngëtarë të njohur si Silva Gunbardhi, Pirro Cako, motrat Libohova, etj.

Ndërsa qendra është mbushur me shtëpiza në formë çadrash ku tregtohen produkte të ndryshme si edhe ëmblësira e ditës së verës ballakumja.

Në programin e Bashkisë edhe këtë vit nuk do të mungojnë fishekzjarret si edhe përshëndetja e vetë kryetarit Qazim Sejdini. Edhe pse nuk dihet me saktësi mësohet se edhe këtë vit do të jenë më shumë se 500 mijë vizitorë që do të festojnë Ditën e Verës në Elbasan, ndërsa të gjithë urojnë që kjo ditë të lindë me diell si çdo vit.

Dita e Verës” është festë e përtëritjes së natyrës e vazhdimësisë së jetës, me prejardhje pagane. Në Elbasan është bërë festë popullore e mbarësisë familjare, e festuar nga të gjithë pa dallim. Festohet më 14 Mars, pikërisht kur mendohet se ka filluar mbirja e bimësisë tradicionale si karakaftet dhe manushaqet.

Burimi: Vipat.info

koncertielb

elbasan

gezuarditeneveres

Puthja e fundit, fotografi në kërkim të ‘Bonnie dhe Clyde’

Një fotograf i Brooklyn ka fiksuar një foto të një çifti të ri newyorkez të cilët shkëmbejnë mes tyre një puthje teksa janë me pranga.

Fotoja e titulluar ‘Puthja e fundit’ është zgjedhur nga finalistët e një konkursi fotografik, por fotografi Mo Gelber, nëse fiton duhet të kenë nevojë për firmën e Bonnie dhe Clyde, personazhet e fotove.

Të dy janë arrestuar në 15 gusht për një mural në Manhattan. Kur agjentët i kanë arrestuar ai po pikturonte ndërsa ajo po ruante. (more…)

Një afrikanojugore mahnit Brazilin

Brazili gëzon një famë ndërkombëtare për plazhet, vajzat e tij të bukura dhe stilin argëtues të jetës. 

Megjithatë, për një herë të vetme, ishte një afrikanojugore ajo që mahniti të gjithë brazilianët në tokën e tyre.

Modelja Candice Swanapoel, e bërë e famshme nëpërmjet sfilatave të saj për “Victoria’s Secret”, pozoi për linjën e plazhit të vitit 2013 të kompanisë braziliane “Agua de Coco”, në disa prej plazheve më përrallore të shtetit të Amerikës Latine. (more…)

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.