Ka vetëm pak ditë që është publikuar kënga më e re nga kantautori Florian Mumajesi në titullin “Nallane 3, smart ass”.

Në këtë këngë ai ka ardhur në bashkëpunim me këngëtaren Arilena Ara dhe Dj Vicky. Menjëherë ky produksion muzikor është pëlqyer mjaft ndonëse ka vetëm pak kohë që është publikuar.

Duket se Flori ka gjetur një “zëvendësuese” pas ikjen nga Elvana nga labeli ‘Threedots”. Madje një ngjashmëri mes dy këngëtareve duket edhe gjatë interpretimin të Arilenës në këtë këngë, e cila është një nga zërat e rinj më premtues shqiptar. Megjithatë shenjat se Arilena mund të qëndroj gjatë në labelin “Threedots” janë dhënë edhe nga vetë këngëtarja.

Ajo ka publikuar gjatë ditës së djeshme një foto nga klipi ku ka shkruar: “Threedots mada…, Fam,”-duke dhënë idenë e familjes. Mesa duket këngëtarja e hitit “Nëntori” ka vendosur ti bashkohet këtij grupi. Të ketë gjetur Flori zëvendësuesen e denjë pas Elvanës?/Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here