floriPa jetë” është titulli i krijimit më të ri të kantautorit Flori Mumajesi. Një film i shkurtër, që për muzikë ka një baladë me fjalë prekëse. Kjo është ajo çfarë ka sjellë 30-vjeçari i suksesshëm në mesjave… Që në ditën e parë të publikimit, 2/10 e miqve të mi në ‘Facebook’ e kanë postuar këngën në profilet e tyre personale. Mbishkrimi ishte thuajse i njëjtë për të gjithë: “Një ‘bravo’ për këtë këngë… Ky është art”, çka dëshmon për një sukses të këngës. Gjatë një bisede të shkurtër, Flori zbulon për fabulën e këngës, ndërsa thotë për klipin se:

Ky klip është shumë i dashur për mua. Në të unë nuk këndoj. Jam përpjekur, me aq kapacitet sa kam, të aktroj. Është një klip që ka një ngjarje thuajse të vërtetë.

– Një thuajse të vërtetë tënden? 
– Jo, jo, është realiteti i vërtetë. Unë preferoj që në këngët e mia të përcjell realitetin; në shumë materiale të miat. Prandaj dhe herë pas here ngrihen pyetjet ‘kush?’, ‘kujt?’, ‘pse?’, sepse ato janë aq të thjeshta, aq të vërteta. Nëse do të dëgjonit një material filozofik, ku unë të bëja përralla për një muzikë pak më të komplikuar në melodi, në frazë, në tekst, atëherë kënga do të kalonte bukur nga njëri vesh dhe do të dilte nga tjetri po aq e bukur, por nuk do t’i bënit pyetje vetes, nuk do ta gjenit asfare veten në të. Gjithë qëllimi im, gjithë ajo që unë kam dhënë tek kjo këngë, është komplet e kundërta. Edhe unë vetë e gjej veten aty, e gjej shumë. Nuk është dedikim personal, por është personale. Është zhargoni i formës se si unë i përjetoj sot ndjesitë, kështu që në atë lloj zhargoni dhe në atë lloj forme kam prezantuar edhe tekstin. Formë të cilën e kam dëgjuar të ngjashme, në rini, në bashkëmoshatarët e mi.  Eraldo Rexho

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here