VIP Shqiptar

Flori Mumajesi kapet me këngët patriotike

Nuk e di se çfarë ka pasur këto ditë këngëtari Flori Mumajesi, pak ditë më parë ne dinim një sms që i kishte dërguar Adrian Gaxhës duke e ofenduar, mesazh që Adriani nuk donte ta komentonte më, e më pas sikur ai ia paska vjedhur këngën e suksesshme “Ngjyra e kuqe”.

Tani producenti i njohur ka shkruar mes tjerash kështu në Facebookun e tij: “Tmerr çfarë po i bëjnë flamurit këtë vit ‘disa personazhe’ tmerrrrrrrrrrrrr!

E varën, e veshën, e zhveshën, e valëvitën me kokë poshtë vend e pa vend… i bënë të gjitha kombinimet me alibin e 100-vjetorit…

Çfarë ka mbetur tjetër? Ndërsa reagimi i parë me vend ka ardhur nga këngëtarja Rovena Stefa, e cila mes tjerash shkruan në Facebook: “Nuk e kuptoj se çfarë ka Flori Mumajesi kundër këngëve patriotike për 100-vjetorin e Shtetit Shqiptar!

Ndoshta patetizmi dhe shpirtngushtësia e ka kapur ngushtë, duke dalë e duke sharë këngëtarët që shprehin dashurinë për Flamurin tonë Kuq e zi në këtë përvjetor”. Por, Flori si duket ka harruar se këngën e tij “Gjaku im” e lidhi i pari pikërisht me këtë 100-vjetor. / M. GJ. /

Komentoni këtë artikull

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.