Flori_Mumajesi1Kantautori Flori Mumajesi, këto ditë është parë që të vihet shpesh në qendër të debateve, ku ai nuk është drejtpërdrejt i përfshirë. Vetëm para dy ditësh, ish fituesi i “Big Brother”, Arbër Zeka e kishte atakuar, pasi Flori ka bërë muzikën për një këngëtare sllave. Ndërkohë i kontaktuar nga ne për një reagim në lidhje me këtë sulm kundrejt tij,

Flori u shpreh. “Nuk e di pse, por ndodh shpesh kohëve të fundit, që të gjithë ata që ndjejnë mungesë vë- mendjeje nga media dhe nga publiku, kanë zgjedhur të gjejnë ndonjë gjë për t’u kapur me mua, për të rikthyer vëmendjen te vetja. Nuk kam asnjë reagim, në lidhje me pyetjen tuaj”, përfundoi Flori.

Duket se këngëtari dhe kompozitori më i suksesshëm i momentin nuk dëshiron që të merret me të tjerët, pasi gjithë vëmendjen e tij ia kushton muzikës dhe produksioneve të tij.  Koha Jone

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here