VIP Shqiptar

Flori dhe Elvana të kënaqur me koncertin në Toronto

Flori Mumajesi thotë se të performojë para publikut kanadez në Toronto është një përvojë e paharrueshme.

Flori dhe këngëtarja Elvana Gjata javën e kaluar kishin mbajtur një koncert në një klub nate, “Maro Super Club”, në Toronto, i organizuar nga MODO Productions. Dhe gjatë një prononcimi për Telegrafi, kantautori nga Shqipëria thotë se gjithçka ka përfunduar mirë në atë koncert.

“Kemi kaluar një eksperiencë të shkëlqyer dhe një mbrëmje të paharrueshme”, ka thënë Flori për Telegrafi.com.

Flori gjithashtu ka treguar se është duke u përgatitur për projekte të reja muzikore, të cilat do t’i bëjë publike së shpejti. /Telegrafi/

Komentoni këtë artikull

STAY UPDATED

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.