Skandali i tradhtisë do ta përndjekë gjithmonë basketbollistin Thompson.

Tristan Thompson dhe Khloe Kardashian kanë qenë ndër çiftet më të komentuar në faqet rozë për vitin 2018 dhe kjo po e ndjek edhe këtë vit.

Basketbollisti zgjodhi të flirtonte me partneren e tij në rrjete sociale, por fansat nuk e lanë të qetë.

Khloe postoi një fotografi me shkrimin: “Ji arsyeja përse dikush qesh sot” dhe motra e saj e madhe i tha se është arsyeja e saj.

Pas Kourtney, reagoi edhe Tristan duke i thënë: “A mund të jetë ajo arsyeja e të dyve?”. Aty vërshuan komentet negative ku të gjithë i thoshin se është i pavlerë, e dinë se nuk është besnik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here