Balerina e njohur profesioniste Klaudia Pepa tashmë prej disa ditësh është rikthyer nga Italia në Shqipëri sepse u përzgjodh nga stafi së bashku me Bora Zemanin të prezantonin edicionin e 20-të të “Kënga Magjike” në krah të Ardit Gjebreas.

Në një intervistë për emisionin “Thumb” të Fatmës dhe Aulonës i cili  këtë javë i dedikohet krejtësisht spektaklit të “KM”  Klaudia është pyetur nëse është shkëmbyer koridoreve me ish-bashkëshortin e saj Albi Nakon dhe a kanë folur me njëri tjetrin?

Ajo  pa asnjë kompleks u përgjigj kështu: “Para ca ditësh ishte me grupin e baletit… me Albën. Erdhën të gjithë të më takonin. Erdhi edhe Albi edhe Alba, e u treguan shumë të mirë, i putha i përqafova.”

Koreografi Albi Nako dhe  balerina Alba Hoxha flitet se janë  në një marrëdhënie dashurie  me njëri-tjetrin  pas fotove nga udhëtimet e përbashkëta në disa vende të ndryshme.  Mënyra se si Klaudia është shprehur gjatë intervistës i përforcon edhe më shumë  zërat se tashmë ata janë bashkë.

Kujtojmë se Klaudia Pepa  dhe Alba Hoxha  ishin mikesha të ngushta.   Thuhet se ishte pikërisht kjo e fundit që u bë shkak për një prej ndarjeve më të bujshme siç ishte ajo e Albi Nakos dhe Klaudia Pepas.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here