Ka kohë që në fakt Fjolla Morina është shkëputur nga vëmëndja e mediave dhe është tërhequr nga muzika.

Fjolla ka dhënë një intervistë për gazetaren Olsa Muhameti në “Edicionin Veror” në Abc News.

Mes shumë pyetjesh pikante, Fjolla është pyetur nga Olsa për gjendjen e saj sentimentale dhe këngëtarja nuk ka ngurruar aspak të tregojë se për momentin është vetëm.

“Jam e vetme sepse tani është më mirë të rri vetëm”.- ka thënë fillimisht Fjolla.

Por gazetarja ka vazhduar ta ngacmojë duke e pyetur nëse është zhgënjyer nga dashuria dhe këngëtarja është përgjigjur:
” E zhgënjyer, ndoshta nga jeta, zoti ti merr njerëzit më të dashur dhe ky është zhgënjimi më i madh. Nuk është zhgënjim kur dikush largohet se nuk do të rrijë me ty” shkruan Blitz.al.

Më tej ajo ka pohuar se ka humbur personin e saj të zemrës pasi ai nuk jeton më.

Nisur nga kjo rikujtojme se pak kohë më parë u përfol se Fjolla ka qenë në një marrëdhënie me personin që humbi jetën si pasojë e një atentati në Sukth dhe mendojmë se në këtë intervistë ajo ka folur pikërisht për këtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here