Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, muajin e kaluar solli në treg këngën e saj më të re “Fustani”.

Kjo këngë u prit mirë nga fansat e saj, teksa këngëtarja ka premtuar se do të vazhdojë të punojë rreth projekteve më të reja.

Së fundmi, ajo ka realizuar një set të ri fotografik, të cilin e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Në këto imazhe, ajo vazhdon të duket atraktive si gjithnjë, teksa vë në pah linjat e saj. Ajo që vihet më shumë re është fakti se këngëtarja në këto imazhe duket si super ylli i njohur, Kim Kardashian.

Nuk dihet nëse Kim është vetëm frymëzim për Fjollën, apo është rastësi që dukja e saj në fotografitë e fundit ngjason tepër me atë të modeles së njohur. Të njëjtën temë e diskutojnë edhe komentuesit e shumtë në imazhet e publikuara në Instagram.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here