Fjolla Morina njihet për guximin e saj për të eksperimentuar me veshjen dhe dukjen.

Këngëtarja e njohur rëndësi të veçantë i kushton edhe sesioneve të ndryshme të cilat i realizon kohë pas kohe.

Me një të tillë erdhi edhe së fundmi  duke mahnitur si gjithmonë me vijat seksi.

Por, ajo që bie në sy është veshja e saj. Ndryshe nga që e kemi parë ndonjëherë madje ndryshe nga të gjitha femrat e skenës ajo vie me rroba meshkujsh dhe duket për mrekulli.

Kjo është një ide interesante e këngëtares dhe dizajnerit Mr. Rex të cilët kanë zgjedhur që koleksionin e ri të veshjeve për meshkuj ta reklamojë në trupin seksi të Fjollës e jo si zakonisht ndonjë mashkull.

Ndryshe Fjolla ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here