Filxhani i përdorur vetëm njëherë nga Lady Gaga është shitur gjatë një ankandi në Japoni për 57 mijë euro. Lajmi është bërë i ditur nga faqja Yahoo! Japan, e cila organizoi dhe ankandin online.
Filxhani i këngëtares është përdorur nga ajo gjatë një konference në Tokio, tre muaj pas cunamit të marsit 2011.
Ideja për të shitur këtë filxhan me “buzët” e 25 vjecares ishte e vetë asaj. Paratë e këtij ankandi do të shkojnë për të financuar bursa për artistët e rinj japonez në SHBA.
