Filmi ‘Home’ triumfon në BAFTAFilmi “Home”, që është realizuar si koproduksion mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, ka marrë çmimin për filmin më të mirë të shkurtër britanik, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA për vitin 2017.

Filmi ka fituar në kategorinë e filmit të shkurtër, duke lënë pas filmat “Consumed”, “Mouth of Hell”, “Standby” dhe “The Party”.

Filmi “Home” bën fjalë për një familje që gjendet në situatat e njëjta si refugjatët e vendeve të Lindjes.

Filmi, ku xhirimet më të mëdha janë bërë në Kosovë flet për një familje që bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, për tu gjendur në situata njëjtë si refugjatët e vendeve të Lindjes.

Regjia është bërë nga Daniel Mulloy, ndërsa pjesë e ekipit ishin aktorja Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers etj.

Producenti i filmit, Shpat Deda, është shprehur i ngazëllyer me këtë çmim.

“Pa tekst! Ky çmim po vjen #Home (Në shtëpi)!!! Urime të gjithëve të përfshirë në Kosovë dhe Britani të Madhe! #Bafta2017 #Britishshortfilm #Win”, ka shkruar Deda në Facebook./Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here