VIP Shqiptar

Sonte gjysmë finalja e “Kënga Magjike”

Gjysmë finalja e parë e “Këngës Magjike 2011″ do të mbahet sonte në orët e mbrëmjes dhe spektakli do të transmetohet ‘live’ në TV Klan.

Emrat që do të ngjiten në skenë sonte (17 nëntor), në natën e parë gjysmëfinale janë: (more…)

Gjashtë filma nga Kosova presin përgjigje nga Berlinalja

Gjashtë filma që janë bashkëfinancuar nga buxheti i shtetit janë shfaqur para një komisioni të njërit prej festivaleve më prestigjioze të filmit në Evropë, Berlinale.

“Agnus Dei” i Agim Sopit, “Kodi i jetës” i Ekrem Kryeziut, “Heroi” i Luan Kryeziut, janë tre filmat e gjatë që u janë prezantuar selektorëve të festivalit në Tiranë, ani pse realizimi i tyre ende nuk ka marrë fund. Në takimin vjetor të paraselektimit të filmave nga Evropa Juglindore për festivalin e njohur janë prezantuar edhe tre filma të shkurtër. (more…)

Kosova në Festivalin në Kolumbi

Kosova është ftuar për të marrë pjesë në Festivalin ndërkombëtarë të Teatrove dhe muzikës në Bogota të Kolumbisë.

Kësaj radhe ky festival mban temën me emrin “Festa e mija fytyrave”, me ç`rast i tërë qyteti Bogota është përgatitur si një skenë festivali ku shfaqjet dhe koncertet mund të ndiqen jo vetëm në sallat teatrale dhe ato të muzikës, por edhe nëpër rrugë dhe parqe të tërë qytetit. (more…)

Kënga Magjike – Java e shtatë

Kastro Zizo, Adrian Gaxha e Noisy janë kandidatët e radhës pjesëmarrës në festivalin muzikor “Kënga Magjike 2011”.

Edicioni i 13-të i festivalit muzikor “Kënga Magjike” do të mbahet me 17, 18, dhe 19 nëntor të këtij viti, në Pallatin e Kongreseve. Telegrafi edhe kësaj here ju sjell një përshkrim të këngëve të javës së shtatë të këtij evenimenti. (more…)

Dy mexosoprano nga Kosova finaliste për çmimin “Marie Kraja”

Për të dymbëdhjetën herë me radhë, Tirana do të jetë nikoqire e vendtakimit të solistëve të muzikës klasike nga e gjithë bota. Festivali ndërkombëtar i muzikës operistike “Marie Kraja”, do të nisë rrugëtimin treditor më 28 të këtij muaji.

Gara prestigjioze operistike do të zhvillohet mes shtatëmbëdhjetë konkurrentëve nga bota. Gjysmëfinalistët tashmë janë përzgjedhur. Mes tyre janë edhe mexosopranot nga Kosova, Flaka Goranci dhe Ardiana Bytyçi. (more…)

Zbulohen emrat e pjesëmarrësve të Festivalin e Këngës 2011

Telegrafi.com sjell listën përfundimtare të pjesëmarrësve të Festivalit të Këngës 2011 në Radio Televizionin Shqiptar.

Festivali i Këngës në RTSH këtë vit do të festojë edicionin e tij të 50-të. Ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë vit festivali do të mbahet gjatë katër netëve dhe do të jetë plotësisht live. (more…)

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.