VIP Shqiptar

Dy mexosoprano nga Kosova finaliste për çmimin “Marie Kraja”

Për të dymbëdhjetën herë me radhë, Tirana do të jetë nikoqire e vendtakimit të solistëve të muzikës klasike nga e gjithë bota. Festivali ndërkombëtar i muzikës operistike “Marie Kraja”, do të nisë rrugëtimin treditor më 28 të këtij muaji.

Gara prestigjioze operistike do të zhvillohet mes shtatëmbëdhjetë konkurrentëve nga bota. Gjysmëfinalistët tashmë janë përzgjedhur. Mes tyre janë edhe mexosopranot nga Kosova, Flaka Goranci dhe Ardiana Bytyçi. (more…)

Zbulohen emrat e pjesëmarrësve të Festivalin e Këngës 2011

Telegrafi.com sjell listën përfundimtare të pjesëmarrësve të Festivalit të Këngës 2011 në Radio Televizionin Shqiptar.

Festivali i Këngës në RTSH këtë vit do të festojë edicionin e tij të 50-të. Ndryshe nga edicionet e kaluara, këtë vit festivali do të mbahet gjatë katër netëve dhe do të jetë plotësisht live. (more…)

‘Kaseta e Dasmës’ çmim në Abu-Dhabi

Aktori dhe producenti kosovar Arben Zharku ka fituar çmimin për producentin më të mirë në kategorinë ndërkombëtare të filmave të shkurtër në Festivalin e Filmit në Abu Dhabi.

Zharku e ka fituar këtë çmim me filmin “Kaseta e Dasmës” që është një produksion kosovaro-gjerman. (more…)

Adi Krasta-Eda Zari, prezantuesit e Festivalit në RTSH

Lajmet për prezantuesin e suksesshëm Adi Krasta, këtë vit nuk kanë të sosur.

Madje, çka thuhet për të së fundi ka qenë gjithmonë sensacion. Largimi nga spektakli i së dielës “E diell” në Top Channel ishte kryelajmi i gjithë mediave rozë. (more…)

“Dokufesti” përhap kulturën e filmit dokumentar nëpër shkolla

Përfaqësuesit e festivalit të filmit dokumentar dhe të shkurtër “Dokufest” në bashkëpunim me zyrtarët e institucioneve arsimore të Komunës së Prizrenit dhe të asaj të Suharekës kanë ndërmarrë nismën për përhapjen e kulturës së filmit nëpër shkolla.

Me nënshkrimin e një memorandumi të mirëkuptimit të enjten ata kanë hedhur themelet për krijimin e klubeve të filmit, të cilat krahas organizimit të projeksioneve do të realizojnë edhe debate, ku theksi do të përqendrohet te çështjet që ndërlidhen me të drejtat e njeriut. (more…)

Alban Ukaj garon për aktorin më të mirë në Festivalin e Tokios

Alban Ukaj, është nominuar për “Aktorin më të mirë” në edicionin e 24-t të festivalit ndërkombëtar të filmit në Tokyo, merr vesh “Koha Ditore”.

Filmi “J-A-C-E” (Just Another Confused Elephant), në të cilin Ukaj luan rolin kryesor, do të shfaqet premierë në këtë festival, më 24 të këtij muaji. (more…)

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.