VIP Shqiptar

“Kaseta e Dasmës” ftohet në tre festivale ndërkombëtare

Kaseta e Dasmës” do të jetë në konkurrencë ndërkombëtare në Regensburg Short Film Festival, Landshuter Short Film Festival dhe Friburg Film Festival.

Filmi është një tregim për një mashkull, që është gati për të ikur nga Kosova në Gjermani nëpërmjet një dasme të falsifikuar, mirëpo në fund vendos të ndalet. (more…)

Eurovision: Rona këndon në gjysmëfinale më 22 maj

Përfaqësuesja e Shqipërisë në garën e sivjetme të 57 për Këngën e Eurovisionit, Rona Nishliu do të paraqitet në gjysmëfinalen e parë, më 22 maj, u vendos me shortin e hedhur sot në kryeqytetin e Azerbajxhanit.

Krahas Ronës, më 22 janar do të paraqiten edhe përfaqësuesit e Malit të Zi, Islandës, Rumanisë, Belgjikës, Letonisë, Zvicrës, Finlandës, Greqisë, Moldavisë, Qipros, Danimarkës, Austrisë, Rusisë, San Marinos, Irlandës dhe Hungarisë. (more…)

Filmi “Melancholia”, drejt çmimit “Oscar”

Drama psikologjike “Melancholia” është shpallur filmi më i mirë i vitit nga Shoqata Kombëtare e Kritikëve të Filmit (National Society Film Critics).

Ylli i këtij filmi, Kirsten Dunst, është shpallur aktorja më e mirë, derisa çmimi për aktorin më të mirë i ka takuar Brad Pittit me rolet në dramat “Moneyball” dhe “The Tree of Life”. (more…)

Tiranë: Nis edicioni i 50-të i festivalit të RTSH-së

Edicioni i 50-të i Festivalit të Këngës në RTSH startoi mbrëmë me natën e parë të tij. Janë 28 këngë që do të konkurrojnë për çmimin e parë të festivalit e më pas për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Europian.

Gjatë natës së parë u ngjitën në skenë 14 këngët e para, prej të cilave 10 do të shkojnë në finalen e 29 dhjetorit. Ata janë Gerta Mahmutaj, Bashkim Alibali, Samanta Karavello, Endri dhe Stefi Prifti, Rona Nishliu, Rudina Delia, Marjeta Billo, Hercina Matmuja, Altin Goci, Elton Deda. (more…)

Fillon festivali i teatrove për të rinjtë

Pas shfaqes së premierave, të shtatë regjizorët e rinj të festivalit të teatrove për të rinjtë do të përballen me gjykimin e jurisë, në rivënie e pjesëve teatrore në skenë, nga data 22 deri në 28.

Pjesët teatrore janë “Kaligula” me regji të Esmeralda Stafës, “Parrugëdalje” nga Erlis Mataj, “Koleksion i qeltë” i cili vjen me regji të Lorin Terezit, “Vdekja dhe Virgjëresha” Klinton Hoxha, “Shoë Time”, Armela Demaj, “Oh ato ditë të lumtura” Redian Mulla dhe Kënaqësitë e Tradhëtisë” nga regjizorja Najada Elmazi. (more…)

“Punk’s not dead”, filmi më i mirë në TIFF

Rrëfimi për një punk grup në Maqedoni ka fituar edicionin e nëntë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë. “Punk’s Not Dad”, me regji të Vladimir Blagjevksit ka marrë çmimin “Filmi më i mirë në TIFF”.

Filmi gjithashtu mori çmimin si më i miri gjykuar nga mediet. “Punk’s not dead” në shtator të këtij viti mori çmimin special të jurisë në edicionin e tretë të festivalit ndërkombëtar të filmit në Prishtinë “PriFilmFest”. (more…)

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.