Pas Granit Xhakës i cili krejt papritur postoi në Instagram fotot e martesës, një tjetër futbollist i kombëtares shqiptare dha lajmin e gëzuar të fejesës së tij.

Bëhet fjalë për futbollistin Ermir Lenjani, i cili mbrëmjen e së shtunës publikoi dy foto ku shihet përkrah të dashurës, Herolindës dhe në përshkrimin e fotos, ka vendosur një unazë.

Menjëherë kanë vërshuar urimet e fansave për fejesën e çiftit dhe me gjasa, edhe planet për ndonjë dasmë të mundshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here