VIP Shqiptar

Stilistët tërheqin vëmendjen me veshje të cuditshme

Të gjithë e dimë që në Milano, Paris, Londër dhe Neë York, moda është padrone shtëpie dhe s’ka shumë nevojë për reklamë.

Ndërsa në qytete të tjera të botës, ku moda nuk është primare, stilistët duhet të punojnë” rëndë” që të tërheqin vëmendjen e mediave. Kështu ka ndodhur dhe në Kuala Lumpur dhe në Tel Aviv. (more…)

Emina Cunmulaj për “Talbots”

Modelja Emina Cunmulaj, ka pozuar për koleksionin e ri te veshjeve të kompanisë “Talbots” e cila, është një kompani e njohur në Amerikë.

Më poshtë po ju sjellim disa foto, jo vetëm për të admiruar Eminën, por dhe për të përzgjedhur diçka për garderobën tuaj të vjeshtë/dimrit.

Star me copy dhe paste

Njerëzit preferojnë të kenë të njëjtat gjëra që kanë edhe prominentët. Të njëjtin parfum të dukeshës Kate Middleton ose pulovrën e themeluesit të Aple, Steve Jobs. Pse ndodh kjo?

Brenda pak orëve u shitën të gjitha rezervat që ndodheshin në magazina. Zyra e shtypit e Mbretërisë britanike nuk e kishte dhënë ende informacionin, kur prodhuesi i parfumit “Illuminum” përjetoi shitjen e të gjithë produktit aromatik “White Gardenia Petals”. (more…)

Si po vishen yjet botërore?

Çantat dhe këpucët janë aksesorët më të rëndësishëm të femrave. Të famshmit nuk rrinë në radhët e para të javëve të modës vetëm që t’i shikojnë. Në galerinë mëposhtme do të shikoni se si koleksionet e vjeshtës pasqyrohen në stilin e tyre.

Ndonjëherë e kopjojnë pamjen nga koka deri tek këmbët, por shpesh bëjnë edhe kombinime të veta me stil të ngjashëm. Të famshmit nuk rrinë në radhët e para të javëve të modës vetëm që t’i shikojnë. (more…)

Flutura Dedinja sonte prezanton koleksionin e vjeshtës

Performanca e një balerine të veshur si flutur do të paralajmërojë fillimin e një spektakli të veçantë mode. Publiku nuk do të jetë dëshmitar i parakalimit të modeleve në një pistë të zakonshme.

Skena e Teatrit Kombëtar të Kosovës do të shndërrohet në arenë modelesh, të cilat pasqyrojnë temën e sfilatës së përthekuar nën emrin “Butterfly Effect” (Efekti flutur). (more…)

Fustani prej cokollate shkrihet në pasarelë

Në ekspozitën e 17-të të cokollatës në Versailles prezantuesja televizive Karine Ferri kishte veshur në skenë një fustan prej kakaoje, gjatë një sfilate me veshje të realizuara të gjitha prej cokollate.

Midis modeleve të shumta që kanë dalë në skenë Ferri ka qënë protagonistja e një disaventure të vogël. (more…)

FAQE TE ZGJEDHURA

MARKETING

Copyright 2009 Thashetheme.