Era Istrefi flet për jetën privateE ftuar në një emision të radios më të njohur franceze “NRJ”, Era istrefi u ngacmua gjatë intervistës edhe për jetën private.

“A ke të dashur?” ishte pyetja e prezantuesit francez, së cilës Era iu përgjigj shkurt, “Po jam në një lidhje”.

Në fakt, ditët e fundit mediat kanë raportuar për një marrëdhënie të këngëtares me menaxherin e saj, Faton Shoshi, i cili ka qenë në lidhje me këngëtaren Zanfina Ismajli.

Megjithatë, lajmi mbetet ende i pakonfirmuar, ndërsa vlen të theksohet se Era ka performuar edhe live për fansat e kësaj radioje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here