Enrique Iglesias ka nxitur thashethemet se ai dhe e dashura e tij shumëvjeçare, Anna Kournikova, janë martuar fshehurazi.

Këngëtari gjatë një koncerti të tij në Moskë, Annën e ka paralajmëruar si grua të tij, me çka ka habitur fansat e tij.

Enrique ka thënë më parë se ai dhe Anna kanë plane për martesë në një të ardhme të afërt, por ndoshta çifti është menduar ndërkohë. Tenistja ka zbuluar se mendon se Enrique do të ishte baba i shkëlqyer.

Më pëlqen ideja të jem baba, edhe pse mendoj se akoma nuk është koha për këtë. Përveç kësaj, kjo do të thoshte që në shtëpi të kemi të paktën dy fëmijë”, ka thënë këngëtari.

Më parë dolën thashethemet se e dashura e tij ishte shtatzënë, por ai mohoi këtë, transmetojnë agjencitë.

Gjithashtu mendoj se nuk është e domosdoshme që të jemi të martuar nëse dëshirojmë fëmijë. Dhe Anna do të jetë nënë e shkëlqyer, adhuron fëmijët”, ka përfunduar Enrique.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here