Ajo është duke ndjekur hapat e nënës së saj për karrierën e saj si këngëtare.

Bëhet fjalë për Engjëllusha Salihun, vajzën e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, transmeton Gazeta Express.

Këngëtarja simpatike ka filluar të pëlqehet shumë nga publiku. Ajo përvec këngëve solo ka pasur këngë së bashku edhe me nënën e saj.

Projekti i fundit është “Nuse kosovare”, këngë kjo e cila që nga publikimi ka marrë klikime të shumta në kanalin zyrtar në “Youtube”.

Së fundmi Engji ishte e ftuar në emisionin “Përrallë me Tupan”, ku ndër të tjera ka folur edhe për operacionet plastike.

Engji kishte thënë se për momentin nuk ka, mirëpo që nuk është kundër tyre.

“Njëherë nuk e kam plan me bo se jam pak e re jo për diçka tjetër, po në atë moment që e shoh se kam nevojë me bo nuk jam kundër” është shprehur Engji.Ndryshe, Engji përveç profesionit edhe për nga pamja ngjanë shumë me nënën e saj./Gazeta Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here